Jaupllari: Parandalim përhapjes së sëmundjeve nga nënproduktet shtazore

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike diskutoi projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mbrojtjes së shëndetit publik dhe të kafshëve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.


Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike diskutoi projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mbrojtjes së shëndetit publik dhe të kafshëve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari deklaroi se projektligji përafron ligjin shqiptar të vitit 2009, me një nga rregulloret më të rëndësishme të BE-së në këtë fushë, teksa bëri të ditur se kjo është një nga katër rregulloret e kërkuara nga KE, në kuadër të procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.

Ai theksoi se ligji synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve nga nënproduktet shtazore që nuk konsumohen nga njeriu, duke përmirësuar menaxhimin e tyre dhe duke garantuar asgjësimin e duhur sipas protokolleve të përcaktuara.

“Nënproduktet që nuk konsumohen nga njeriu kanë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve nëse nuk trajtohen sipas standardeve. Ky ligj përmirëson mbrojtjen e mjedisit, nxit aktivitetin e subjekteve që i grumbullojnë dhe përpunojnë dhe vendos masa administrative për shkelësit e ligjit”, u shpreh Jaupllari.

Sipas tij, projektligji përcakton rregulla të qarta për shëndetin publik dhe atë veterinar, duke ndarë nënproduktet në kategori rreziku. Materialet me rrezik më të lartë, si mbetjet nga kafshët e ngordhura apo ato të lidhura me sëmundje si TSE, i nënshtrohen masave më të rrepta të trajtimit dhe asgjësimit.

Projektligji parashikon gjithashtu detyrime për operatorët e biznesit ushqimor, përfshirë regjistrimin dhe identifikimin e materialeve në praninë e veterinerit zyrtar, si dhe kontrolle të rregullta nga autoritetet kompetente për zbatimin e plotë të kërkesave. Përjashtime zbatohen për disa materiale të veçanta, si kadavra të kafshëve të egra, produkte nga peshkimi, ose ushqime për kafshët shoqëruese.

Ky projektligj synon të nisë zbatimin në vitin 2027 dhe synon përmirësimin e mbrojtjes së shëndetit publik, harmonizimin me standardet evropiane dhe forcimin e menaxhimit të materialeve me origjinë shtazore në të gjithë zinxhirin prodhues.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…