Demo: Transferta të pakushtëzuara rreth 1 miliard euro për bashkitë

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, për shqyrtimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.


Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, për shqyrtimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Demo tha se për vitin 2026 buxheti i pushtetit vendor do të shënojë një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2025, ndërsa bëri të ditur nismat që po ndërmerren për reduktimin e borxheve të trashëguara që kanë bashkitë nga reforma territoriale.

Ai theksoi gjithashtu progresin e arritur në reduktimin e borxheve të pushtetit vendor.

“Ndërsa në vitin 2016 borxhi ishte rreth 12,9 miliardë lekë, sot është ulur nën 3 miliardë lekë, dhe gjatë katër viteve të fundit janë dhënë rreth 4-5 miliardë lekë për reduktimin e borxheve të bashkive si Pogradeci, Vora dhe Kavaja. Në vitin 2026 do të vijojnë nismat e rëndësishme për reformën territoriale, duke siguruar funksionimin më të mirë të bashkive dhe rritjen e të ardhurave të tyre vetjake, përfshirë tatimin mbi pronën, që pritet të sjellë rreth 2 miliardë lekë fonde shtesë për bashkitë”, tha Demo.

Sipas tij, buxheti 2026 adreson transfertat dhe investime të dedikuara për bashkitë.

Demo theksoi se transfertat e pakushtëzuara do të arrijnë rreth 1 miliard euro, ndërsa duke marrë parasysh investimet nga ministritë, kjo shumë shkon deri në 1,2 miliardë lekë. Bashkitë do të përfitojnë fonde nga projekte të ndryshme, përfshirë ato të ministrive si Arsimi, për ndërtimin e shkollave, dhe Bujqësia, për kanale ujitjeje dhe infrastrukturë lokale.

Ministri shtoi se edhe TVSH-ja e projekteve të donatorëve do të rimbursohet për të gjitha bashkitë përfituese, duke lehtësuar realizimin e projekteve lokale.

Ministri u shpreh se për vitin 2026 janë parashikuar nisma për një sistem më transparent dhe të qëndrueshëm, ku financimi i bashkive do të garantohet dhe do të mbështesë nevojat reale lokale, duke synuar stabilitet dhe rritje të kapaciteteve financiare të qeverisjes vendore.

Burimi ATSH

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…