“COP30 dhe Tranzicioni Global i Gjelbër: Dialogu Ndërkombëtar mbi Klimën dhe Roli Strategjik i Kinës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”

Nga Dr. Enriko Ceko

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Në Brazil, në qytetin Belém, Pará, midis datave 10 – 21 nëntor 2025 u organizua takimi i 30-të i Konferencës së Palëve (Conference of the Parties) nën Kornizën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – UNFCCC, takim në të cilin vendet anëtare të UNFCCC u mblodhën për të negociuar dhe vendosur politika dhe masa ndërkombëtare për përballimin e ndryshimeve klimatike. Palë në këtë kontekst janë të gjitha shtetet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar traktatin UNFCCC, duke përfshirë pothuajse të gjitha vendet e botës (aktualisht mbi 190 vende). Çdo vend-anëtar ka të drejtën të marrë pjesë në negociata, të propozojë iniciativa dhe të votojë për vendime që lidhen me masat për klimën dhe objektivat ndërkombëtare për zvogëlimin e emetimeve dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.


Andre Correa do Lago, president i COP30, djathtas, flet gjatë një seance plenare në samitin e klimës COP30, 21 nëntor 2025. /VCG

Në këtë samit ndërkombëtar të klimës morën pjesë udhëheqës, negociatorë dhe ekspertë nga e gjithë bota, për të diskutuar masat dhe politikat globale për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Në fakt, përpara këtij takimi është zhvilluar edhe një veprimtari përgatitore, e njohur si Pre‑COP, mbajtur në Brasília më 13–14 tetor 2025, në të cilin negociatorët dhe palët e interesuara diskutuan çështjet kryesore që do të trajtoheshin në COP 30, me synim që ky proces përgatitor të krijonte një bazë të fortë dialogu dhe konsensusi për të përmirësuar efektivitetin e vendimeve që do të merreshin në samitin kryesor të datave 10 – 21 nëntor 2025.

Në këtë kontekst, Kina ndërmori angazhime të reja konkrete për të realizuar objektivat e uljes së emetimit të gazrave serre dhe ofroi shumë kontribute, ndër të tjera edhe angazhimin që Kina do të punojë me palët e tjera për të nxitur arritjen e rezultateve pozitive e të balancuara në COP30. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës, “Kina angazhohet që të punojë me të tëra palët e tjera për të zbatuar parimin e përgjegjësive të përbashkëta dhe të ndryshme, për të nxitur arritjen e rezultateve pozitive e të balancuara në Konferencën e 30-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) dhe për të dhënë kontribute të reja në qeverisjen globale të klimës”.

Në këto punime, Presidenti i konferencës, André Corrêa do Lago, theksoi se “vendet e Veriut Global kanë humbur entuziazmin e duhur për përballimin e krizës klimatike, ndërsa vendet e Jugut Global po bëjnë përparim të vazhdueshëm dhe Kina po ofron zgjidhje që u sjellin dobi të gjitha vendeve” dhe sipas disa komenteve mediatike zyrtare, “Kina tashmë i ka përmbushur ose është gati t’i tejkalojë shumicën e angazhimeve të bëra dhjetë vjet më parë dhe po e shpëton Marrëveshjen e Parisit, teksa vendet në zhvillim tani i kanë zëvendësuar ato të zhvilluara si forca kryesore në çështjen e përballimit të ndryshimeve klimatike”.


Në Brazil, në qytetin Belém, Pará, midis datave 10 – 21 nëntor 2025 u organizua takimi i 30-të i Konferencës së Palëve (Conference of the Parties) nën Kornizën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – UNFCCC/Foto nga VCG

Në dhjetë vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Parisit, kur qeverisja globale e klimës ka hyrë në një fazë kritike, Kina merr pjesë aktive në këtë takim dhe udhëheq qeverisjen globale të klimës, duke mbështetur fuqimisht Brazilin si vend organizator i COP30. Ding Xuexiang, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping dhe Zv.kryeministër i Kinës, mori pjesë në Samitin e Klimës në Belem dhe mbajti një fjalim, duke dërguar një sinjal të fortë për ndjekjen e drejtimit të duhur, zbatimin e veprimeve konkrete dhe thellimin e bashkëpunimit të hapur, për arritjen e suksesit të kësaj konference. Ai tha: “Si Jugu, ashtu edhe Veriu Global, si vendet në zhvillim, ashtu edhe vendet e zhvilluara, ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë, dhe bashkëpunimi e veprimet e përbashkëta janë e vetmja rruqëdalje”, ndërsa në Samitin e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, presidenti Xi Jinping paraqiti objektivat e Kontributeve të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare të Kinës për vitin 2035, që mbulojnë të gjithë sektorët ekonomikë dhe të gjitha llojet e gazrave serrë, dhe propozoi për herë të parë objektiva “të uljes neto të emetimit të dikosidit të karbonit”, duke demonstruar vendosmërinë e fortë dhe përpjekjet maksimale të Kinës në këtë drejtim.

Në lidhje me zhvillimet e kësaj veprimtarie globale për klimën, deri në tetor të këtij viti, 125 vende kishin paraqitur ose përditësuar kontributet e tyre të përcaktuara në shkallë kombëtare në lidhje me emetimin e gazeve serrë, ripërtëritjen e sipërfaqes pyjore, kursimin e energjisë dhe shtimin e prodhimit të energjisë së gjelbër, financimin e ndryshimeve klimatike, etj. Ishte vetë drejtuesi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara të shtojnë kapacitet të energjisë së rinovueshme në vazhdimësi.

Në këtë kuadër përfundimet kryesore të COP30 lidhen me:

1. Financimin inovativ dhe levat e solidaritetit

2. Planin për Shëndetin dhe Adaptimin

3. Qasjen ndaj gazeve serrë dhe specifikisht CO2 dhe gazet Metan

4. Qasjen ndaj pyjeve tropikale

5. Adaptimin në rang global të këtyre kërkesave dhe nevojave

6. Rolin e popullsive indigjene

7. Multilateralizmin dhe zbatimin e këtij koncepti në praktikë

Në përmbledhje, nuk ka ende një konsensus të plotë për sa më lart, por disa iniciativa janë mirëpritur (për shembull, plani i shëndetit, levat e solidaritetit, etj), ndërsa pika të tjera si adaptimi global dhe rrugët konkrete për zhdukjen e shpyllëzimit mbeten delikate dhe ende në negociata.


Takimi i 30-të i Konferencës së Palëve (Conference of the Parties) nën Kornizën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – UNFCCC/Foto nga VCG

Në lidhje me këto pika të COP 30, edhe angazhimet e Kinës duket se janë shumë ambicioze dhe konkretisht qasjen e Kinës ndaj (1) energjisë së gjelbër, (2) industrive me emetim të ulët karboni dhe (3) bashkëpunimin ndërkombëtar në aspektet klimatike.

Edhe mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar me optimizëm këtë qasje të Kinës, duke deklaruar se: “Kina po shfaqet si një forcë kyçe në qeverisjen globale të klimës, ndërsa Shtetet e Bashkuara po tërhiqen dhe Evropa po përshtat qasjen e saj.” Pozicioni zyrtar i Kinës për COP30 thekson nevojën për multilateralizëm, duke kërkuar që vendet e zhvilluara të rrisin kontributet financiare dhe të lehtësojnë transferimin e teknologjisë.

Duket se strategjia e zhvillimit të Kinës synon të lidhë gjithnjë e më shumë rritjen ekonomike me objektivat klimatike, duke nxitur tranzicionin global të gjelbër përmes teknologjisë dhe investimeve. Kjo merr shumë vlerë në vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Është fakt se Kina prej kohësh në mënyrë të përsëritur i tejkalon objektivat e saj realiste dhe se ka përmbushur shumicën e premtimeve të saj të mëparshme, duke deklaruar edhe premtime të reja, si për shembull, zgjerimin e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, uljen e mëtejshme të emetimeve deri në vitin 2035, etj.

Kjo mbështetje nga ana e strategjisë së zhvillimit të Kinës duket qartë edhe në fjalën e Presidentit të Kinës, Xi Jinping që shpalli më parë Kontributet e Përcaktuara në Shkallë Kombëtare të Kinës për vitin 2035, në videofjalimin e tij në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën 2025 të mbajtur në Nju-Jork. Si pjesë e objektivave të reja të Kontributeve të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare, deri në vitin 2035 Kina (1) do ulë emetimin e gazeve serrë në të gjithë ekonominë e vet me 7-10 % nga nivelet maksimale, (2) synon të rrisë pjesën e lëndëve djegëse jofosile në konsumin përgjithshëm të energjisë në mbi 30 %, (3) brenda vitit 2035 do përpiqet të arrijë një kapacitet të instaluar të energjisë së erës dhe të energjisë diellore prej 3.600 gigavatësh (gjashtë herë më shumë se në vitin 2020), (4) do shtojë vëllimin e përgjithshëm të rezervës pyjore të saj në mbi 24 miliardë metra kubë, (5) do bëjë shitjen e automjeteve me energji të rinovueshme një prirje kryesore në shitjen e automjeteve të reja dhe (6) do zgjerojë Tregun Kombëtar të Tregtimit të Emetimit të Karbonit, për të mbuluar sektorët kryesorë me emetim të lartë, duke synuar për të krijuar në thelb një shoqëri që mund t’i përshtatet ndryshimit të klimës, të tëra këto sipas Xi Jinping: “tregojnë përpjekjet më të mëdha të Kinës bazuar në synimet e Marrëveshjes së Parisit, plotësimi i të cilave kërkon si përpjekje të mundimshme nga vetë Kina, ashtu edhe një mjedis ndërkombëtar mbështetës dhe të hapur”, që paraqet nevojën e veprimeve dhe bashkëpunim të plotë në qeverisjen globale të klimës.

Edhe Rekomandimet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për Hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar (Miratuar në Sesionin e Katërt Plenar të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës më 23 tetor 2025), si pjesë e rëndësishme e strategjisë së zhvillimit të vendit, theksojnë se përveç faktit se vendi u përball njëkohësisht me sfida të mëdha ndërkombëtare dhe detyra të vështira të brendshme për reformë, zhvillim dhe stabilitet, nën udhëheqjen e Komitetit Qendror të PKK me Xi Jinping në qendër, Kina arriti të përballojë goditjen e rëndë të pandemisë Covid-19 dhe të menaxhojë rreziqe e sfida të mëdha, duke siguruar rezultate të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e social, duke ruajtur rritje të qëndrueshme dhe duke bërë përparime të mëdha në zhvillimin cilësor, inovacionin shkencor dhe teknologjik, si dhe krijimin e forcave të reja produktive. Reformat e Kinës janë thelluar në të gjitha fushat dhe hapja e saj ndaj botës është rritur ndjeshëm.

Duket se strategjia e zhvillimit të Kinës synon të lidhë gjithnjë e më shumë rritjen ekonomike me objektivat klimatike, duke nxitur tranzicionin global të gjelbër përmes teknologjisë dhe investimeve. Kjo merr shumë vlerë në vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Është fakt se Kina prej kohësh në mënyrë të përsëritur i tejkalon objektivat e saj realiste dhe se ka përmbushur shumicën e premtimeve të saj të mëparshme, duke deklaruar edhe premtime të reja, si për shembull, zgjerimin e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, uljen e mëtejshme të emetimeve deri në vitin 2035, etj.

Kjo mbështetje nga ana e strategjisë së zhvillimit të Kinës duket qartë edhe në fjalën e Presidentit të Kinës, Xi Jinping që shpalli më parë Kontributet e Përcaktuara në Shkallë Kombëtare të Kinës për vitin 2035, në videofjalimin e tij në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën 2025 të mbajtur në Nju-Jork. Si pjesë e objektivave të reja të Kontributeve të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare, deri në vitin 2035 Kina (1) do ulë emetimin e gazeve serrë në të gjithë ekonominë e vet me 7-10 % nga nivelet maksimale, (2) synon të rrisë pjesën e lëndëve djegëse jofosile në konsumin përgjithshëm të energjisë në mbi 30 %, (3) brenda vitit 2035 do përpiqet të arrijë një kapacitet të instaluar të energjisë së erës dhe të energjisë diellore prej 3.600 gigavatësh (gjashtë herë më shumë se në vitin 2020), (4) do shtojë vëllimin e përgjithshëm të rezervës pyjore të saj në mbi 24 miliardë metra kubë, (5) do bëjë shitjen e automjeteve me energji të rinovueshme një prirje kryesore në shitjen e automjeteve të reja dhe (6) do zgjerojë Tregun Kombëtar të Tregtimit të Emetimit të Karbonit, për të mbuluar sektorët kryesorë me emetim të lartë, duke synuar për të krijuar në thelb një shoqëri që mund t’i përshtatet ndryshimit të klimës, të tëra këto sipas Xi Jinping: “tregojnë përpjekjet më të mëdha të Kinës bazuar në synimet e Marrëveshjes së Parisit, plotësimi i të cilave kërkon si përpjekje të mundimshme nga vetë Kina, ashtu edhe një mjedis ndërkombëtar mbështetës dhe të hapur”, që paraqet nevojën e veprimeve dhe bashkëpunim të plotë në qeverisjen globale të klimës.

Edhe Rekomandimet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për Hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar (Miratuar në Sesionin e Katërt Plenar të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës më 23 tetor 2025), si pjesë e rëndësishme e strategjisë së zhvillimit të vendit, theksojnë se përveç faktit se vendi u

Kina ka bërë progres të pakrahasueshëm me periudhat e mëparshme në lidhje me ndërtimin e demokracisë në të gjithë procesin, qeverisjen me ligj, zhvillimin kulturor dhe përmirësimin e mirëqenies sociale, duke përfshirë konsolidimin e sukseseve në zhdukjen e varfërisë, duke bërë përparime të dukshme dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër në lidhje me tranzicionin e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë kombëtare, stabilitetin e brendshëm dhe modernizimin ushtarak.

Në arenën ndërkombëtare, Kina ka forcuar diplomacinë e një fuqie të madhe me karakteristika kineze dhe ka arritur rezultate të rëndësishme në qeverisjen e rreptë të Partisë dhe luftën kundër korrupsionit. Këto arritje i atribuohen udhëheqjes së fortë të Komitetit Qendror me Xi Jinping në krye, si dhe rolit të mendimit të Xi Jinping për Socializmin me Tipare Kineze në Epokën e Re, i cili ka orientuar qartë rrugën e zhvillimit të vendit. Në përgjithësi, Kina ka arritur nivele të reja të fuqisë ekonomike, teknologjike dhe kombëtare, duke hedhur hapa të sigurt drejt modernizimit kinez dhe objektivave të mëdha të shekullit.

Filozofia udhëzuese e Kinës ka qenë përkushtimi ndaj marksizëm-leninizmit, Mendimit të Mao Ce Dunit, Teorisë së Deng Xiaoping, Teorisë së “Tre Përfaqësimeve” dhe Perspektivës Shkencore të Zhvillimit, si dhe të zbatimit të plotë dhe pa ekuivoke të Mendimit të Xi Jinping mbi Socializmin me Tipare Kineze për Epokën e Re. Objektiva kryesore përcaktohen: 1. Arritje të mëdha në zhvillimin me cilësi të lartë 2. Përmirësim i dukshëm i vetë-mjaftueshmërisë shkencore dhe teknologjike 3. Thellim i mëtejshëm i reformës 4. Përparim kulturor dhe etik 5. Përmirësim i cilësisë së jetës 6. Përparim i madh në iniciativën “Kina e Bukur” 7. Forcim i mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare Duket se Kina është e qartë në atë që bën dhe në rrugën drejt së ardhmes së saj dhe po mbështet këtë rrugë zhvillimi si më e mira e mundshme në kushtet aktuale dhe në Momentumin në të cilin ndodhet bota e sotme dhe e së ardhmes.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Vengu: Reshje me intensitet rekord, dëme në 7 qarqe të vendit

Shqipëria prej katër ditësh po përballet me reshje të dendura dhe një front meteorologjik me intensitet rekord, i cili ka…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“COP30 dhe Tranzicioni Global i Gjelbër: Dialogu Ndërkombëtar mbi Klimën dhe Roli Strategjik i Kinës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”

Nga Dr. Enriko Ceko Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm” Në Brazil, në.