Demo: Marrëdhëniet me SHBA janë të shkëlqyera, partneriteti strategjik i padiskutueshëm

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve mbetet i konsoliduar.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve mbetet i konsoliduar.

Duke folur për mbledhjen e Bordit të Paqes në Uashnigton, ku shoqëroi kryeministrin Edi Rama, Demo vuri në dukje rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe dialogu në rajon, veçanërisht në një kontekst ndërkombëtar të ndërlikuar.

“Shqipëria ka një pozicion miqësor me të gjitha palët në Lindjen e Mesme dhe besoj që kjo e bën akoma dhe më të veçantë rolin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke treguar me vetë prezencën e saj që marrëdhëniet, qoftë bilaterale apo më gjerë, nuk mund të kushtëzohen nga kampe të caktuara”, tha Demo.

I pyetur mbi qëndrimet skeptike të opozitës lidhur me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit, Demo u shpreh se raportet mes dy vendeve janë të konsoliduara dhe në rritje.

“Nuk diskutohet që marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera. Partneriteti strategjik midis dy vendeve tona është i padiskutueshëm dhe prezenca e Shqipërisë në Bordin e Paqes është dëshmi e kësaj marrëdhënieje kaq të vlefshme”, deklaroi ai.

Demo shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi baza të qëndrueshme dhe se ato do të forcohen më tej vit pas viti.

/Marrë nga ATSH

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…