Poli i Dijes në Korçë, hapësirë e arsimit, teknologjisë dhe inovacionit

Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë po vijon puna për ndërtimin e Polit të Dijes, një nga investimet më të rëndësishme në fushën e arsimit dhe inovacionit në qytetin e Korçës.


Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë po vijon puna për ndërtimin e Polit të Dijes, një nga investimet më të rëndësishme në fushën e arsimit dhe inovacionit në qytetin e Korçës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për ndërtimin e godinës së re, e cila do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme.

“Poli i Dijes, një hapësirë moderne që po e çon edukimin në Korçë në një nivel tjetër. Një qendër ku bashkohen arsimi, teknologjia dhe inovacioni, një investim që forcon rolin e Korçës si qytet i dijes dhe kulturës”, shkruan Rama.

Ky projekt i ri arsimor synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për studentët dhe të rinjtë, me auditorë, laboratorë, bibliotekë dhe ambiente moderne mësimore, që do të mundësojnë ndërthurjen e teorisë me praktikën dhe zhvillimin e kreativitetit.

Kjo njësi e re do të jetë një hapësirë e shtuar për universitetin, për të zhvilluar programet e reja inovative.

Me këtë kompleks, Universiteti “Fan S. Noli” siguron një infrastrukturë moderne për të akomoduar jo vetëm studentët korçarë, por edhe të tjerë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…