Rama: Transformim i infrastrukturës rrugore të unazës së Durrësit

Kantieri i unazës së Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin.


Kantieri i unazës së Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin, i cili synon jo vetëm lehtësimin e trafikut në qytet, por pritet të ketë një ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku kalon gjurma e projektit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier, projekt që do të transformojë infrastrukturën rrugore të unazës së Durrësit.

Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor që përmirëson lidhjet rrugore brenda qytetit.

Unaza do të zgjidhë problematikën e trafikut që vitet e fundit është shtuar për arsye të turizmit dhe të dendësisë së popullsisë që ka gjithë qyteti i Durrësit.

Në përfundim të punimeve, unaza e Durrësit do të jetë me katër korsi, dy në njërin drejtim dhe dy në drejtimin tjetër.

Projekti prek gjithë zonën e Kallmit e shkon deri në Spitallë, ndërkohë që aktiviteti i agroturizmit ka filluar të marrë jetë në këtë zonë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…