Ambasadori i Spanjës viziton Gjitoksrën

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, zhvilloi takimin e tij të parë zyrtar me kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, në qytetin e mrekullueshëm të gurtë, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.


Të premten e kaluar, ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, zhvilloi takimin e tij të parë zyrtar me kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, në qytetin e mrekullueshëm të gurtë, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjatë takimit, të dy palët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Spanjës dhe Shqipërisë, veçanërisht me këtë qytet simbolik në jug të vendit.

U bisedua për numrin gjithnjë në rritje të turistëve spanjollë që çdo vit zgjedhin Gjirokastrën si destinacion, të tërhequr nga historia, trashëgimia kulturore dhe mikpritja e veçantë.

Ambasadori vuri gjithashtu në dukje punën e rëndësishme të UNED – Universidad Nacional de Educación a Distancia në Gjirokastër, Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë, i cili prej një viti ofron një mundësi unike për të ndjekur studime universitare me cilësi të lartë dhe me diploma të njohura ndërkombëtarisht, duke kontribuar kështu në forcimin e lidhjeve akademike dhe kulturore midis dy vendeve.

Të dy palët ranë dakord për nevojën e nxitjes së iniciativave të reja bashkëpunimi në fushat e arsimit, kulturës, zhvillimit rural dhe turizmit, një sektor në të cilin Spanja është lider botëror dhe mund të ofrojë përvoja të vlefshme dhe modele suksesi.

Ky takim shënon një shtysë të re për marrëdhëniet dypalëshe dhe për projektet e ardhshme midis Spanjës dhe Shqipërisë, duke rikonfirmuar vullnetin e përbashkët për të vazhduar ndërtimin e urave të forta të bashkëpunimit, njohjes dhe zhvillimi të ndërsjelltë.

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…