Rama: Azoulay i solli UNESCO-s dashuri të vërtetë për kulturën

Me rastin e përfundimit të mandatit të drejtores së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një videomesazh përmes të cilit vlerëson maksimalisht rolin e saj në krye të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën.


Me rastin e përfundimit të mandatit të drejtores së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një videomesazh përmes të cilit vlerëson maksimalisht rolin e saj në krye të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau këtë moment të veçantë në rrjetet sociale, gjatë të cilit kryeministri Rama përshëndet Audrey Azoulay-n, në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme në Samarkand, përkrah mesazheve nga drejtues të tjerë shtetesh e personalitesh botërore të kulturës, shkencës dhe artit.

“Audrey Azoulay nuk është thjesht një drejtore tjetër, por është një lidere e cila i solli UNESCO-s një dashuri të vërtetë për kulturën dhe kulturat, përtej kufijve dhe mbi të gjitha vizionet. Ajo udhëheq me forcën e qetësinë e dikujt që jo vetëm beson në pushtetin e kulturës për të mbajtur popujt dhe botën bashkë, por gjithashtu refuzon të frikësohet nga superpushteti i cinizmit që shpesh e errëson botën tonë”, shprehet kryeministri Rama në videomesazh.

Audrey Azoulay qëndroi në detyrë si drejtore e përgjithshme e UNESCO-s nga 2017-2025. Pasuesi i saj do të jetë Khaled El-Enany, i cili u zgjodh me shumicë votash në Bordin Ekzekutiv të organizatës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…