Lamallari takon Brunner: Policia e Shtetit më shumë akses në platforma të dhënash të KE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian.

Gjatë takimit, ministri Lamallari vlerësoi rezultatet domethënëse të arritura nga Shqipëria në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit policor, gjyqësor, menaxhimit të kufijve, luftës kundër drogës dhe azilit. Ai theksoi se këto arritje janë dëshmi e angazhimit konkret të institucioneve shqiptare për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në përputhje me standardet evropiane.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua progresit të Shqipërisë në kuadër të negociatave për Kapitullin 24: “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga kapitujt kyç në procesin e integrimit evropian. Ministri Lamallari nënvizoi se avancimi në këtë kapitull reflekton jo vetëm reforma të qëndrueshme, por edhe rezultate konkrete në terren.

“’Në emër të qeverisë shqiptare, shpreha vullnetin dhe angazhimin për të thelluar bashkëpunimin dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e rezultateve, përmes zgjerimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit në më shumë platforma dhe baza të dhënash të Komisionit Evropian për zbatimin e ligjit, krahas bashkëpunimit në nivel dypalësh me shtetet anëtare”, tha ministri Lamallari.

Takimi në Bruksel konfirmon rolin aktiv të Shqipërisë si një partner i besueshëm në fushën e sigurisë dhe një vend i përkushtuar në rrugën e integrimit evropian.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…