Kina dhe SHBA dominojnë jetën ekonomike dhe tregtare mbarëbotërore

Të enjten, 30 tetor 2025, paradite Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan, Presidentin Donald Trump. Takimi, që zgjati rreth dy orë, u zhvillua në Busan të Koresë së Jugut, ku vendet anëtare të APEC janë mbledhur në një forum rajonal, për të diskutuar çështje ekonomike, tregtare dhe bashkëpunim rajonal mes vendeve anëtare të saj.

Presidenti i Kinës Xi Jinping takohet me Presidentin Donald Trump, 30 tetor 2025, Busan, Kore e Jugut/Foto nga Xinhua

Nga Dr. Enriko Ceko

Të enjten, 30 tetor 2025, paradite Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan, Presidentin Donald Trump. Takimi, që zgjati rreth dy orë, u zhvillua në Busan të Koresë së Jugut, ku vendet anëtare të APEC janë mbledhur në një forum rajonal, për të diskutuar çështje ekonomike, tregtare dhe bashkëpunim rajonal mes vendeve anëtare të saj.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping në këtë takim vuri në dukje që, nën drejtimin e përbashkët të të dy udhëheqësve, marrëdhëniet kino-amerikane kanë ruajtur në përgjithësi qëndrueshmërinë dhe se orientimi drejt partneritetit dhe miqësisë është një nga përvojat më të rëndësishme historike, që shërben jo vetëm si një kërkesë e realitetit dhe e kushteve aktuale, por edhe si një kërkesë e së ardhmes së përbashkët. Edhe pse dallimet midis dy vendeve dhe ekonomive janë të dukshme dhe edhe pse ka zhvillime freksionale (fërkime), që vijnë si pasojë e diferencave të konfigurimit të forcave lëvizëse, që përbëjnë orientimin zhvillues të dy ekonomive dhe, kjo, është mëse normale, “përballë stuhive dhe sfidave, të krerët e dy shteteve, si timonierë, duhet të marrin drejtimin dhe të kontrollojnë situatën e përgjithshme, që anija e marrëdhënieve Kinë-ShBA të lundrojë në mënyrë të qëndrueshme dhe për këtë jam i gatshëm të përpiqem bashkë me Presidentin Trump, për të hedhur një bazë të fortë për marrëdhëniet kino-amerikane, duke krijuar një mjedis të mirë për zhvillimin e të dy vendeve” – u shpreh kreu i shtetit kinez.

Ekonomia kineze ka një prirje të mirë zhvillimi, me rritje më shumë se 5.2% në tre tremujorët e parë të këtij viti (2025), trend normal për të paktën 10 – 15 vitet e fundit, ndërsa tregtia e jashtme e mallrave u shtua 4%. Këto arritje nuk janë realizuar lehtë, por duke kapërcyer vështirësi të ndryshme, të brendshme e të jashtme. Në lidhje me këtë Xi Jinping theksoi se: “Ekonomia kineze është si një oqean i gjerë, me forcë të madhe qëndrese dhe potencial kolosal. Ne kemi besim dhe jemi në gjendje të përballojmë rreziqet e sfidat e ndryshme.” Në fakt, në Pekin sapo u mbyllën punimet e Plenumit të 4-t të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, në të cilin u miratuan propozime të rëndësishme për planin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës në pesë vitet e ardhshme.

Kina ka qenë dhe mbetet koshiente se zhvillimi i saj mbështetur në sistemet e mbikëqyra në mënyrë shkencore të prodhimit, planifikimit dhe kontrollit, janë mënyrë efikase dhe eficiente, që garanton përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, dhe Kina këtë e realizon pa synuar për të provokuar a zëvendësuar dikë. Themeli i kësaj periudhe që nga çlirimi i vendit e deri në ditët tona, dhe edhe në vazhdim ka qenë dhe mbetet përqendrimi i të tëra forcave për t’i bërë punët ashtu siç duhet dhe për t’u vetëpërmirësuar, dhe e tërë kjo paralelisht me ndarjen e mundësive të zhvillimit me vendet e ndryshme të botës.

Presidenti i Kinës shtoi dhe konfirmoi në takim se “Kina do të vazhdojë të thellojë reformën e gjithanshme, do të zgjerojë hapjen dhe do të nxisë ekonominë e saj që të realizojë një ngritje të efektshme cilësore dhe shtim të arsyeshëm sasior, duke promovuar zhvillimin e gjithanshëm dhe begatinë e përbashkët të të gjithë popullit” dhe duke vazhduar ai tha: “Kjo, besoj, do të krijojë gjithashtu një hapësirë më të gjerë për bashkëpunimin kino-amerikan.”

Në këto bisedime ekipet ekonomike e tregtare të të dy vendeve, Kinës dhe SHBA-ve, shkëmbyen thellësisht mendime mbi çështjet e rëndësishme ekonomiko-tregtare, duke arritur konsensus për zgjidhjen e problemeve dhe për më tej në vazhdim këto ekipe duhet të detajojnë sa më shpejt punët vijuese, duke mbrojtur e zbatuar si duhet konsensusin, për t’u ofruar siguri konkrete të dyja vendeve dhe ekonomisë botërore. Edhe pse marrëdhëniet ekonomik e tregtare kino-amerikane, kohgët e fundit, kanë kaluar zigzage janë pikërisht ato që kanë sjellë frymëzim të dyja palëve. Ekonomia e tregtia duhet të vazhdojnë të shërbejnë si gur themeli dhe nxitëse të marrëdhënieve kino-amerikane, dhe jo si pengesa e krijuese konflikti. Të dyja palët duhet të nisen nga gjendja e përgjithshme e të shohin interesat afatgjata nga bashkëpunimi e jo të bien në rrethin vicioz të hakmarrjes së ndërsjellë. Ekipet e të dyja palët mund të vazhdojnë bisedimet në bazë të parimit të barazisë, të respektit e të leverdisë reciproke, ta zvogëlojnë listën e problemeve dhe ta zgjerojnë listën e bashkëpunimit.


Porti i qytetit Qingdao, provincë Shandong, Kinë Lindore, tetor 2025/Foto nga VCG

Kina është e bindur se dialogu është më mirë se kundërvënia dhe në këtë kuadër Kina dhe ShBA duhet të ruajnë shkëmbimet e lirshme në të gjitha nivelet, të shtojnë njohjen reciproke, të zgjerojnë perspektivat e bashkëpunimin në fusha të tilla si: goditja e emigracionit të paligjshëm, mashtrimi në telekomunikacion, lufta kundër pastrimit të parave, inteligjenca artificiale, përballimi i epidemive, etj dhe për këtë sektorët përkatës duhet të shtojnë dialogun e shkëmbimet dhe të zhvillojnë bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë.

Përballë sfidave nën të cilat gjendet bota, Kina dhe ShBA-ja duhet të kenë ndërveprime të mira, jo vetëm për përfitim dypalësh, por edhe në arenën rajonale dhe atë ndërkombëtare, pasi Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund dhe duhet të jenë të afta që së bashku të tregojnë përgjegjësinë e tyre si fuqi të mëdha dhe të punojnë së bashku për të bërë gjëra që janë edhe në të mirë të të dy vendeve, dhe edhe në të mirë të botës.

Nga pikëpamjet gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike, viti 2026 është një vit mjaft interesant në agjendën e të dy vendeve. Kina do të jetë vendi organizator i takimit të APEC-ut dhe ShBA do organizojë Samitin e G20-s. Në këtë plan, dhe nën këto zhvillime është një mundësi e mirë që të dy palët të përkrahin njëra-tjetrën, duke u përpjekur që të arrihen rezultate pozitive në të dy samitet, për të dhënë kontribut në nxitjen e rritjes së ekonomisë botërore dhe në përmirësimin e qeverisjes ekonomike globale.

Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpreh se “ndihet i nderuar që takohet me presidentin Xi.” Kina, tha ai, “është një vend i madh, ndërsa presidenti Xi, lider i shquar dhe i respektuar. Ai është miku im prej një kohë të gjatë. Kemi shkuar shumë mire”.

Në parim është mjaft e natyrshme që kur udhëheqësit e dy kombeve stabilizojnë marrëdhënie që në themel të tyre kanë respektin dhe mirëkuptimin, edhe marrëdhëniet midis dy vendeve shkojnë mirë, dhe kjo vlen shumë më shumë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis dy vendeve që dominojnë jetën ekonomike dhe tregtare mbarëbotërore.

Në lidhje me këtë Trump shtoi se: “Marrëdhëniet amerikano-kineze kanë qenë të mira dhe do të jenë më të mira në të ardhmen. Shpresoj që Kina dhe ShBA do të kenë të ardhme më të bukur. Kina është partnerja më e madhe e ShBA-ve dhe kur bashkëpunojnë dy vendet, mund të kryejnë gjëra të mëdha. Bashkëpunimi midis dy vendeve do të arrijë suksese më të mëdha në të ardhmen. Kina do të organizojë samitin e APEC-ut 2026 dhe ShBA-ja do të zhvillojë samitin e G20-s.”. Presidenti i Amerikës e mbylli fjalën e tij me frazën: “Unë shpresoj që të dyja palët do të arrijnë sukses.”


Përgjigjet e zëdhënësit të Ministrisë së Tregtisë të Kinës mbi rezultatet e bisedimeve ekonomiko-tregtare kino-amerikane në Kuala Lumpur/Uebsajti i Ministrisë së Tregtisë të Kinës

Pas takimit të presidentit kinez Xi Jinping me homologun amerikan Donald Trump në Busan të Koresë së Jugut, Ministria e Tregtisë e Kinës zbuloi të enjten rezultatet e bisedimeve të fundit ekonomiko-tregtare dypalëshe që janë zhvilluar në Kuala Lumpur.

Sipas saj:

1. SHBA do të anulojë të ashtuquajturat “tarifa fentanili” prej 10%.

2. SHBA do të pezullojë, për një vit shtesë, tarifat reciproke prej 24% të vendosura mbi mallrat kineze, duke përfshirë mallrat nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos.

3. ShBA-ja do të pezullojë për një vit zbatimin e një rregulli të ri të shpallur më 29 shtator që zgjeroi kufizimet e saj të eksportit të “listës së subjekteve”.

4. ShBA-ja do të pezullojë masat sipas hetimit të tyre të Seksionit 301 që synojnë industritë detare, logjistike dhe të ndërtimit të anijeve të Kinës për një vit.

Kina ana e saj sipas zëdhënësit:

1. Do të përshtasë masat e saj kundër tarifave të ShBA-së në përputhje me rrethanat, duke vënë në dukje se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë të zgjasin masa të përjashtimit të tarifave.

2. Do të pezullojë zbatimin e masave përkatëse të kontrollit të eksportit të shpallura më 9 tetor për një vit dhe do të studiojë dhe përsosë plane specifike.

3. Do të pezullojë kundërmasat e saj nda palës amerikane për një vit pasi hyn në fuqi pezullimi i ShBA-ve.

Ajo që është më e rëndësishme është fakti se të dy palët arritën konsensus për çështje si bashkëpunimi kundër drogës për fentanilin, zgjerimi i tregtisë së produkteve bujqësore dhe menaxhimi i rasteve individuale që përfshijnë kompani përkatëse.

Të dy palët konfirmuan më tej rezultatet e bisedimeve ekonomiko-tregtare të Madridit, të para disa muajve dhe pala amerikane nga ana e saj bëri angazhime pozitive në fusha si investimet dhe Kina u angazhua që të zgjidhë në mënyrë të përshtatshme çështjet që lidhen me TikTok-un.

Është e dukshme se bisedimet ekonomiko-tregtare në Kuala Lumpur kanë dhënë rezultate pozitive, duke treguar se nëse ruhet fryma e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, me dialog dhe bashkëpunim, të dy palët mund të gjejnë zgjidhje të problemeve.

Në takimin e dy liderëve në Korenë e Jugut theksi u vu në shtimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat ekonomiko-tregtare, energjetike, nxitjen e shkëmbimeve njerëzore dhe ruajtjen e shkëmbimeve të rregullta.

Në këtë takim u vu në dukje se rezultatet e deritanishme janë arritur me përpjekje të dyanshme dhe (sipas zëdhënësit të Kinës) Kina është e gatshme të punojë me palën amerikane për të vënë në jetë rezultatet dhe për të shtuar më shumë faktorë të sigurt dhe qëndrueshmëri në bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar dhe në ekonominë globale.

Në përgjithësi, jo vetëm në rrjetet akademike dhe në nivelet e larta të vendim marrjes ekonomike në nivel botëror, por edhe në nivel të publikut të gjerë, mbizotëron pikëpamja tashmë e konsoliduar, se rezultatet e bisedimeve ekonomiko-tregtare të kohëve të fundit dhe arritjet e bisedimeve të samiteve Kinë-ShBA, janë jo vetëm në leverdi dypalëshe të ndërsjellë, por edhe në favor të qëndrueshmërisë ekonomike në rang global.

Në takimin e ditës së enjte, Trump shprehu shpresën për të vizituar Kinën, sa më pare, vitin e ardhshëm dhe ftoi presidentin e Kinës, Z. Xi Jinping për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi CGTN

Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u…