Rama: Asnjë kryetar bashkie nuk rikandidon pa 10 kontrata për “Paketën e Maleve”

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot se asnjë kryetar bashkie nuk do të marrë miratimin për të rikandiduar nëse nuk ka firmosur 10 kontrata në kaudër të “Paketës së Maleve” dhe tre ndërmarrje të përbashkëta bujqësore.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot se asnjë kryetar bashkie nuk do të marrë miratimin për të rikandiduar nëse nuk ka firmosur 10 kontrata në kaudër të “Paketës së Maleve” dhe tre ndërmarrje të përbashkëta bujqësore.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama theksoi se zgjedhjet e reja vendore nuk kanë pjesëmarrjen e diasporës, por janë momenti për t’i kthyer diasporën vëmendjen që meriton me fakte.

Sipas tij, në dispozicion të diasporës janë vendosur “Paketa e maleve” dhe linjat e kredisë të Bankës së Shqipërisë së bashku me burimet e tjera të financimit për të ndërtuar ndërmarrje të përbashkëta bujqësore mes bashkive dhe komuniteteve në fshat.

Kryeministri theksoi se reforma administrative-territoriale i vendos bashkive në dispozicion gjithë atë territor rural.

“Ky territor nuk duhet të shikohet si territor i punës komunale, për pastrim kanalesh, shtrim rrugësh, apo vendosje ndriçimi. Pushteti vendor me mbështetjen e strukturave qendrore duhet t’i vërë gishtin të gjitha plagëve që kërkojnë shërbim”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje kërkesat për ngritjen e pikave të grumbullimit që sipas tij duhet të realizohen si sipërmarrje të bashkisë me fermerët që duan të grumbullojnë produktin.

“Kjo nuk është një shpikje por mund ta gjeni në çdo realitet lokal të BE-së. Ky është një kusht që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh si incentivë për t’i bërë këto gjëra nëse duan të rikandidojnë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…