Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen e numrit të deputetëve dhe përgatitjen e ligjit të ri për referendumet.


Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen e numrit të deputetëve dhe përgatitjen e ligjit të ri për referendumet.

“Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë. Në 10 legjislatura kanë hyrë dhe kanë dalë nga Kuvendi 1 136 deputetë. Nuk besoj se ka shqiptar që do të thoshte se na duhen më shumë deputetë. Por besoj se ka shqiptarë që do të thoshin se na duhen më pak deputetë. Dhe ne do ta zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë, por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se vendi ka mundësi të përfshijë qytetarët përmes referendumit për çështje të rëndësishme.

“Duhet të çojmë përpara ligjin e munguar për referendumin sepse ka edhe tema të tjera që do t’ua lejojmë shqiptarëve të vendosin kush është për çfarë dhe kush është kundër. Ligji i ri për referendumet është plotësisht i realizueshëm brenda këtij sesioni të legjislaturës”, theksoi Rama.

Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e reformës organike për Kuvendin, duke theksuar se aktualisht Parlamenti ka deputetë pa status dhe mungesa e rregullimeve të mjaftueshme pengon funksionimin e tij normal.

Rama nënvizoi se këto ndryshime do të rrisin efikasitetin e Kuvendit dhe do t’i japin qytetarëve mundësinë të përfshihen më drejtpërdrejt në vendimmarrje për çështje kyçe.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi nevojën urgjente për ndërtimin e një shtëpie të re për Kuvendi i Shqipërisë.

“Kemi thënë që Kuvendi nuk ka shtëpi dhe Kuvendin duhet ta bëjmë me shtëpi. Të gjitha këto duhen bërë tani. Mbase nuk është e mundur që shtëpia e re të përfundojë brenda këtij mandati, por është domosdoshme që puna të fillojë pa kaluar ky mandat, madje pa kaluar gjysma e tij”, deklaroi Rama.

Kryeministri nënvizoi se nisja e projektit është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës së Kuvendit, duke siguruar kushte funksionale dhe të përshtatshme për punën e përfaqësuesve të qytetarëve dhe proceset ligjore në vend.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…