Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio, në një deklaratë të përbashkët në përfundim të këtij takimi, vunë theksin te reformat që ende janë shumë të nevojshme për ta çuar Shqipërinë edhe më pranë BE-së.


Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio, në një deklaratë të përbashkët në përfundim të këtij takimi, vunë theksin te reformat që ende janë shumë të nevojshme për ta çuar Shqipërinë edhe më pranë BE-së.

“U fokusuam veçanërisht tek reformat që ende janë shumë të nevojshme për ta çuar Shqipërinë edhe më pranë BE-së, por edhe për të konsoliduar sundimin e ligjit në vend, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj. Në këtë drejtim, jemi dakord për nevojën për të pasur legjislacion të mirë, si dhe për zbatimin e tij të qëndrueshëm dhe të intensifikuar”, thuhet në deklaratë.

KPSA përshëndet po ashtu angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj anëtarësimit në BE, i cili është thelbësor për përparimin e vendit.

“Po ashtu, kjo pasqyron mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të saj dhe konsensusin e gjerë e të lavdërueshëm mes forcave politike, pavarësisht dallimeve të tyre të zëshme në çështje të tjera. Mirëpresim ambicien për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, e në veçanti ecurinë në hapjen e një numri mbresëlënës të grup-kapitujve negociues gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, me pritshmërinë për të hapur grup-kapitullin e fundit të mbetur përpara përfundimit të vitit”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, KPSA përshëndeti më tej rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht në reagimin e saj ndaj sfidave globale, dhe ndikimin pozitiv të vendit për stabilitetin rajonal dhe angazhimin proaktiv në nismat e bashkëpunimit rajonal, siç janë Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit, të cilat shërbejnë si hapa jetikë drejt integrimit në BE.

“Parlamenti Evropian është i gatshëm të vijojë të ndihmojë Kuvendin ndërkohë që Shqipëria i afrohet anëtarësimit të plotë në BE. Në këtë kuadër, përshëndesim vendimin e Parlamentit Evropian për të hapur në Tiranë zyrën e përfaqësimit të tij për Ballkanin Perëndimor. Theksojmë se kjo përbën njëherësh njohjen e arritjeve të vendit për anëtarësim, si dhe vlerësimin e qytetit si një nga kryeqytetet më tërheqëse dhe më dinamike në këtë pjesë të Evropës”, thuhet në deklaratë.

KPSA përshëndeti po ashtu nismat që synojnë të mbështesin Kuvendin e Shqipërisë, deputetët dhe shërbimet parlamentare, në forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe rolin e tyre në procesin e integrimit në BE.

“Në këtë drejtim, presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtë në fushat e dialogut, konsensusit dhe ngritjes së kapaciteteve për parlamentarët në të gjithë spektrin politik, me një theks të veçantë tek deputetët e rinj dhe fuqizimi i grave. Presim me padurim takimin e ardhshëm të KPSA BE-Shqipëri, i cili do të zhvillohet në Bruksel ose në Strasburg, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, përfundon deklarata e përbashkët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja diskutime me Bankën Botërore për zhvillimin e turizmit cilësor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me një grup përfaqësuesish të Bankës Botërore.

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja diskutime me Bankën Botërore për zhvillimin e turizmit cilësor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me një grup përfaqësuesish të Bankës Botërore.