Krasniqi: AMA, databazë për transparencën e strukturës së pronësisë së medias

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA.


Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA.

Në këtë takim, Krasniqi ka qenë pjesë e panelit me temë, “Përcaktimi dhe zbatimi i strategjive, në një mjedis mediatik që zhvillohet me shpejtësi”, ku ka shpjeguar për pjesëmarrësit një proces rregullator shumë të rëndësishëm për tregun mediatik shqiptar, i kryer nga AMA, siç është transparenca e strukturës së pronësisë së medias dhe pronarët përfitues direkt dhe indirekt, si dhe studimin mbi fokusin ekonomik të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik.

Krasniqi ka shpjeguar për anëtarët e EPRA-s, se si AMA ka krijuar dhe publikuar një databazë gjithëpërfshirëse mbi transparencën e strukturës pronësore, e cila është e aksesueshme përmes faqes zyrtare të institucionit.

Kjo databazë shërben si një burim kryesor dhe i përditësuar, dhe përmban informacion të detajuar mbi të gjitha OSHMA-të e licencuara dhe të autorizuara në Shqipëri. Ajo përfshin të dhëna si për personat juridikë ashtu edhe për persona fizikë, duke shtrirë transparencën deri në identifikimin e plotë të pronarëve përfitues fundorë.

Përmes publikimit të këtij informacioni, AMA siguron që strukturat e pronësisë së të gjithë OSHMA-ve të jenë plotësisht transparente dhe të gjurmueshme, duke forcuar kështu besimin publik dhe mbikëqyrjen rregullatore.

Të dhënat e përfshira në databazën e Transparencës së Pronësisë janë të organizuara në 5 kategori kryesore të OSHMA-ve, duke pasqyruar diversitetin e operatorëve aktivë në tregun mediatik shqiptar dhe përfshin, operatorët kabllorë, ata ofrues, përsëritës, audio dhe subjektet audioviziv.

Ky sistem i integruar i mundëson AMA-s të ketë një regjistër dinamik dhe transparent të strukturave të pronësisë, i cili pasqyron në kohë reale ndryshimet në tregun audioviziv.

Përveç kësaj, AMA ka kryer tashmë edhe një studim të hollësishëm mbi investimet ekonomike të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik. Në kuadër të monitorimit të tregut, AMA ka analizuar investimet e kontribuesve të operatorëve audio dhe audiovizivë në degë të ndryshme të industrisë. Kjo analizë pasqyron me transparencë përfshirjen e tyre në aktivitete ekonomike përtej fushës së medias, duke ofruar një panoramë më të gjerë të shpërndarjes së kapitalit në ekonomi.

Ky vëzhgim i detajuar nuk ka për qëllim vetëm të tregojë shtrirjen e interesave të investitorëve, por mbi të gjitha, të forcojë transparencën në fushën e medias. Këto klasifikime përfshijnë një sërë degësh ekonomike si: bujqësia, pyjet dhe peshkimi, industria nxjerrëse dhe përpunuese, transporti, etj.

Këto nisma të kryera përbëjnë një hap kyç në promovimin e përgjegjshmërisë dhe integritetit në sektorin audioviziv. Për më tepër, ajo pasqyron angazhimin e fortë të AMA-s për përafrimin me Aktin Evropian për Lirinë e Medias (EMFA), që thekson rëndësinë e transparencës dhe pluralizmit në pronësinë mediatike.

Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore u themelua në vitin 1995 si nevojë në rritje e bashkëpunimit mes enteve europiane rregullatore. Me përvojën e saj 25 vjeçare dhe me një rrjet të fortë kontaktesh në nivel profesional, EPRA është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit dhe është një mjedis ideal për shkëmbimin e informacionit, rasteve dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të transmetimit në Evropë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kina miraton Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit

Organi ligjvënës kombëtar i Kinës votoi të premten për ta caktuar 25 tetorin si Ditën Përkujtimore të Rikthimit të Tajvanit.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…