Program i ri Bachelor në Frëngjisht dhe Gjuhën e Shenjave Shqipe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard zhvilloi sot një vizitë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.


Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard zhvilloi sot një vizitë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Vizita u zhvillua në kuadër të hapjes së programit të ri Bachelor në Gjuhën Frënge dhe Gjuhën e Shenjave Shqipe.

Gjatë vizitës, ambasadorja Suard u takua me dekanen e Fakultetit, prof. dr. Esmeralda Kromidha, me pedagogët e departamentit të Gjuhës Frënge, si dhe me studentët e programeve të studimit në gjuhën frënge dhe në gjuhën e shenjave shqipe.

Kjo vizitë rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Francës ndaj veprimtarive akademike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – një bashkëpunim i konsoliduar ndër vite me universitete franceze dhe institucione ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në fjalën e saj, dekania prof. dr. Esmeralda Kromidha falënderoi ambasadoren për vizitën dhe për vëmendjen e treguar ndaj programit të ri.

Ajo prezantoi programet e shumta të bashkëpunimeve ndëruniversitare të fakultetit, duke theksuar veçanërisht partneritetet frankofone, si dhe vlerat humaniste që përfaqëson programi i ri në gjuhën frënge dhe gjuhën e shenjave shqipe. Sipas saj, ky program mishëron përkushtimin e fakultetit ndaj përfshirjes, barazisë së mundësive dhe formimit akademik cilësor.

Nga ana e saj, ambasadorja Suard vlerësoi rolin e rëndësishëm të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri, duke theksuar se studentët e formuar në këtë institucion kontribuojnë në fushat kyçe të zhvillimit të vendit, si inovacioni dhe turizmi.

Ajo theksoi se gjuhët e huaja janë vektorët kryesorë që lidhin popujt dhe kulturat ndërmjet tyre, si dhe shprehu mirënjohjen për iniciativën e fakultetit për të krijuar dhe ofruar një program gjithëpërfshirës që u jep mundësi edhe studentëve që nuk dëgjojnë apo nuk flasin të integrohen në arsimin e lartë.

Ambasadorja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dimensionit kërkimor në fushën e gjuhës së shenjave dhe ritheksoi gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në aktivitete të përbashkëta që promovojnë gjuhët, kulturat dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael