Masteri shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, për herë të parë në Akademinë e Sigurisë

Në Akademinë e Sigurisë është hapur për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”.


Në Akademinë e Sigurisë është hapur për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”.

Kjo iniciativë, që do të pasurojë armatën e Policisë me profesionistë të pajisur me dije të mirëfillta shkencore, u përshëndet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u shpreh se kjo “është është një arritje shumë e madhe, akademike dhe vlerësuese për shkollën”.

“Quajeni veten të privilegjuar! Kam besim se ky është një produkt që do t’i japë vlera të shtuara organizatës sonë. Ofrimi i këtij masteri nga Akademia e Sigurisë është një gjë madhore, për shkak të faktit se deri dje e ofronin universitete që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me informacionet profesionale në fushën e rendit, sigurisë dhe metodikave të hetimit”, tha Proda.

Proda theksoi se “në Akademi ka ekspertë profesionistë me një karrierë të gjatë profesionale, që mund ta ofrojnë eksperiencën e tyre gjatë zhvillimit të programit mësimor në nivelin “Master Shkencor”. Gjithashtu, ju keni përvojë në fushën e sigurisë dhe jam i bindur që produkti në përfundim do të jetë i shkëlqyer”.

Ndërkaq, Rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro, theksoi se pas akreditimit institucional dhe programor të kësaj akademie, hapja e programit të nivelit të dytë të arsimimit “Master Shkencor” konsolidon këtë Akademi në përgatitjen e kapaciteteve profesionale jo vetëm në Policinë e Shtetit, por edhe në strukturat e tjera ligjzbatuese.

“I gjithë ky proces për hapjen e këtij programi është kryer në përputhje me standardet më të mira të arsimimit dhe kualifikimit. Certifikimi në nivelin “Master” është kërkesë edhe për ecurinë në karrierë të punonjësve të Policisë së Shtetit në nivelet e larta drejtuese”, tha Mandro.

Burimi ATSH

Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në takim, Juxhin Ramën i cili drejton Inter Club Albania, fan-klubin…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në takim, Juxhin Ramën i cili drejton Inter Club Albania, fan-klubin…