Betohen 415 policë të rinj, Koçiu: Uniforma që mbani, simbol i besimit që shteti dhe publiku ka mbi ju

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”.


Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”.

Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit morën pjesë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë, drejtues të programeve të huaja të asistencës, studentë e familjarë.

Ministrja Koçiu u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm në nisjen e karrierës profesionale të këtij brezi të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Ky është një moment i rëndësishëm në fuqizimin dhe ripërtëritjen e trupës së Policisë së Shtetit”, u shpreh në fillim të fjalës së saj Ministrja Koçiu.

“Uniforma e punonjësit të policisë, – tha ajo – është një uniformë e rëndë, mbi të cilën peshojnë pritshmëritë e qytetarëve për standarde më të larta sigurie në çdo sferë të jetës.

Sot bëheni pjesë e një force, që kërkon të ecë përpara duke përmirësuar sistemin e ndjekjes së pasurive kriminale, forcimin e hetimeve shkencore, ngritjen e kapaciteteve kibernetike, përdorimin e teknologjive inteligjente në terren e shumë sfida të tjera.”

Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të punonjësve të policisë me komunitetin dhe qytetarët, Koçiu nënvizoi se “misioni juaj mund të realizohet vetëm në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, prandaj në këtë detyrë uroj të ecni përpara me forcën e shembullit personal. Me shembull personal kam parasysh integritetin, respektin dhe përgjegjësinë për detyrën dhe imazhin tuaj”.

Ministrja solli në vëmendje edhe besimin e publikut dhe institucioneve te punonjësit e policisë.

“Detyra që keni marrë përsipër, – tha Ministrja, – është e vështirë dhe shumë sfiduese. Puna në Policinë e Shtetit do t’ju vendosë përpara sprovave dhe dilemave të përditshmërisë, por mos harroni asnjëherë që uniforma që mbani sot, nuk përfaqëson thjeshtë policinë, por është një simbol i të gjithë besimit që shteti dhe publiku ka vendosur mbi ju.”

Në fjalën e saj, Koçiu konfirmoi mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve për trupën e Policisë së Shtetit.

“Unë ju garantoj që mbështetja e Qeverisë shqiptare, e MPB, e DPPSH do të jetë e pakursyer, e jashtëzakonshme, me qëllim që ju të dilni e përfaqësoni me nder uniformën që mbani,” tha Ministrja e Punëve të Brendshme.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në mesazhin drejtuar punonjësve të rinj, tha se qytetarët presin një polici më afër tyre, më njerëzore, më profesionale dhe më të drejtë.

“Organizata vetë pret që përmes punës suaj të përditshme të forcohet akoma më shumë besimi te Policia e Shtetit. Në çdo situatë, busulla juaj është ligji, jo zgjidhjet personale. Punoni me pasion dhe përulësi. Respektoni hierarkinë, bashkëpunoni me kolegët dhe mos harroni se çdo veprim i juaji është pasqyra e imazhit të institucionit tonë”, theksoi Proda.

Kursi për oficerë të Patrullës së Përgjithshme, nisi në janar 2025 dhe përfundoi në tetor. Prej kandidatëve fillestarë që u regjistruan, 415 prej tyre përfunduan trajnimin dhe praktikën nëpër DVP në rrethe, duke u certifikuar me sukses ditën e sotme. Disa nga njohuritë profesionale që përfshin ky trajnim disamujor janë: “Policim i përgjithshëm”, “Taktikat operacionale të ndërhyrjes”, “Njohja dhe përdorimi i armëve të zjarrit”, “Kufiri dhe Migracioni”, “Qarkullimi rrugor”, duke zhvilluar metodologji në sfida fizike, testime teorike dhe po ashtu situata praktike për kursantët.

Në përzgjedhjen e kandidatëve janë mbajtur parasysh edhe disa kritere gjinore, duke treguar kujdes të ketë një numër sa më të madh femrash. Ky është kursi i 20-të i studentëve që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, e cila është një institucion i arsimit të lartë i akredituar.

/Burimi ATSH

Rama në ekspozitën “Besa”: Historia e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, busull që duhet ndjekur

Ekspozita “Besa” çeli sot dyert në “Bunk’Art 2”, si një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit…

Global 360

Osmani në Shkodër: Festat e Nëntorit i bashkojnë të gjithë shqiptarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Shkodrës, ku është pritur në takim nga kryebashkiaku…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në ekspozitën “Besa”: Historia e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë, busull që duhet ndjekur

Ekspozita “Besa” çeli sot dyert në “Bunk’Art 2”, si një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit…