Rama: Shqipëria, ndër vendet e para pjesë e nismës së NATO-s për ndarjen e të dhënave kibernetike

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e një bashkëpunimi më të koordinuar brenda NATO-s për mbrojtjen kibernetike.


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e një bashkëpunimi më të koordinuar brenda NATO-s për mbrojtjen kibernetike.

Rama iu drejtua sot me një fjalë Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që mblodhi në Tiranë delegacione nga 32 vendet anëtare të aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e Jashtme, të Mbrojtjes dhe “cyber ambassadors”.

Kryeministri u shpreh se “ndryshe nga forca të tjera në hapësirën tonë të bashkëjetesës ne (NATO) jemi të mëdhenj, por jemi edhe të vegjël”.

“Jemi të mëdhenj sepse shuma e vendeve tona është e jashtëzakonshme, por jemi të vegjël sepse jemi shumë të fragmentarizuar”, tha Rama.

Sipas tij, “kur bëhet fjalë për mbrojtjen kibernetike nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete”.

“Përkundrazi, është një ide shumë e mirë që të bëhesh pjesë e Qendrës për Mbështetje kundër Incidenteve, një nismë e NATO-s për të mbledhur së bashku të gjitha vendet dhe për të formësuar një mbrojtje shumë më të fortë përmes ndarjes së të dhënave tona dhe përpjekjeve tona të përbashkëta. Kjo edhe përmes ndarjes së infrastrukturës. Kjo është thelbësore”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria është një nga të parat që është bërë pjesë tashmë”.

“Do të uroja që të gjitha vendet të bëheshin pjesë, në të kundërt do të na duhet ta bëjmë një gjë të tillë, por pasi të kemi marrë një mësim në kurriz se nuk është ide e mirë që të jemi të ndarë. Sepse ka një gjë që kam mësuar nga ekspertët e luftës kibernetike dhe kemi pasur mundësi që të punojmë me ekspertët më të mirë, me aktorët më të mirë për të forcuar mbrojtjen tonë që është shumë e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet që përdor armiku, në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë, në momentin që mëson kur armiku sulmon dikë tjetër”, tha ai.

Në këtë kuadër, kryeministri theksoi se “mbledhja e të gjitha informacioneve për instrumentet që përdor armiku, të gjitha mjetet novatore që armiku përdor në momentin kur hyn në këtë hapësirë është një domosdoshmëri”.

“Këtë nuk e bën dot kur je veç të tjerëve, ndërkohë që kur jemi së bashku mëson për masat e tua, në mënyrë që ai instrument i ri që ka dalë të mos të të dëmtojë. Mbështetur në bashkëpunimin tonë me disa partnerë, partnerë jo të NATO-s, kuptuam që ndërkohë që na ndihmonin ne, ata mësonin, nxirrnin mësime për veten e tyre, për të parë çfarë ishte e re nga fronti i armikut”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…