Balluku: Investimet e huaja u rritën me 8 milionë euro në vetëm 6 muaj

Zëvendëskryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se investimet e huaja në Shqipëri vetëm brenda një gjashtëmujori të 2025-s janë rritur me 8 milionë euro.


Zëvendëskryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë seancës plenare në Kuvend, se investimet e huaja në Shqipëri vetëm brenda një gjashtëmujori të 2025-s janë rritur me 8 milionë euro.

“Po ndaloj tek investimet e huaja, që vetëm brenda një gjashtëmujori janë rritur me 8 milionë, duke shkuar 759 milionë euro investime për vitin 2025. Mos t’i krahasojmë me vitin 2013, sepse ne krahasohemi me veten tonë. Por, po ju them që edhe krahasuar me veten tonë, brenda një gjashtëmujori jemi plus 8 milionë, për të mos folur për gjithë brendat e huaja që investojnë në Shqipëri për shkak të transparencës dhe kuadrit ligjor që ofron ky vend”, tha Balluku.

Balluku, gjatë fjalës së saj në Kuvend iu drejtua opozitës, duke u shprehur se “zgjedhje pas zgjedhjesh kemi vendosur që t’ju lëmë më shumë hapësirë që të promovoheni”.

“Ministrat kanë gjithë vëmendjen e publikut dhe kohën e duhur mediatike për të promovuar punën e tyre dhe programin e qeverisë. Duket që jeni në ditë të keqe, votat janë gjithmonë e më pak, ndaj mirë do ishte që ta merrni këtë kohë dhe ta përdorni si duhet”, u shpreh ajo.

Zv.kryeministrja u ndal edhe te komentet e deputetit të PD-së, Flamur Noka lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Balluku kërkoi që të vendoset një standard kur deputetët e opozitës i referohen DASH-it, pasi duhet referencë jo vetëm kur ka interes për të bërë zhurmë duke shtrembëruar raportet e tyre.

“Ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga Departamentit Amerikan i Shtetit. Ta vendosim një standard për Departamentin Amerikan të Shtetit: është apo nuk është për juve një bibël, tek e cila bazoheni dhe gjithçka që thuhet pa u shtrembëruar, sepse ju i lejoni vetes interpretim të raporteve të DASH, gjë që nuk duhet ta bëni sepse është jashtë çdo etike. Por, edhe nëse e bëni duke e shtrembëruar, duhet t’i referoheni për masën ekstreme që ka marrë ndaj liderit tuaj politik shpirtëror etj.”, vijoi Balluku.

“Ju investoni për t’i prishur imazhin vendit në çdo fjalë tuajën, ju investoni fuqimisht për ta bërë me baltë Shqipërinë”, u shpreh Balluku.

Balluku iu drejtua edhe deputetit Flamur Noka, të cilit i kërkoi që t’i vendoste emra akuzave të tij, sipas të cilit disa deputetë të mazhorancës kanë zhvilluar takime në Aruba.

“Kur del dhe bën akuza, vëri emër akuzave, pasi të gjithë kolegët e mi nuk kanë qenë kurrë në Aruba. Edhe mund t’u kishte rënë rruga për punë, takime, konventa, por asnjëri nga ne nuk ka qenë në Aruba. Nëse ke informacione mos hidh tym, siç i hidhni kosheres së bletëve dhe dilni gumëzhini para kamerave”, përfundoi Balluku.

Rama: Forcojmë rolin e bashkive në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Forcojmë rolin e bashkive në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.