Tirana përjeton magjinë e artit kinez me “Graceful Rhythms in Motion”

Me rastin e Javës së Kulturës Kineze, u mbajt sot në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë shfaqja e veçantë e operas dhe vallëzimit kinez “Graceful Rhythms in Motion”.


Me rastin e Javës së Kulturës Kineze, u mbajt sot në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë shfaqja e veçantë e operas dhe vallëzimit kinez “Graceful Rhythms in Motion”.

Solistë, balerinë dhe artistë të ardhur nga Kina performuan para publikut kryeqytetas muzikë klasike kineze, ndërsa performuan kërcime të veçanta, duke përfaqësuar një pjesë të vendit dhe historisë së tyre.

Të pranishëm në këtë event të rëndësishëm kulturor ishin ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Lira Pipa, si dhe personalitete të tjerë të fushës, artdashës dhe spektatorë të shumtë.

Programi u hap me duetin “Ejani në Anhui-n e bukur”, një valle tradicionale Huagu Lantern, që solli atmosferën festive dhe frymën e kulturës popullore kineze.

Kjo shfaqje përcolli emocione për publikun dhe shfaqi një panoramë të pasur të artit dhe traditës kineze, me performanca nga opera Kunqu, vallëzime tradicionale dhe etnike, si dhe një përvojë të veçantë me grimin dhe kostumet tradicionale kineze.

Publiku mundi të përjetojë magjinë e këtyre formave artistike dhe të shijojë një dialog kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit.

Gjithashtu kjo shfaqje u shndërrua në një vend takim të kulturës kineze, duke lidhur historinë dhe modernitetin, kujtesën dhe vitalitetin bashkëkohor.

Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, që po zhvillohet nga data 22-26 shtator, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, po sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Burimi ATSH

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e…