Rama: Opozita ka gjithë hapësirat në Kuvend

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, 83 mandatet e 11 majit janë detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit e opozitës.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, 83 mandatet e 11 majit janë detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit e opozitës.

Por, shtoi kreu i qeverisë, “janë edhe një detyrim i madh ndaj zgjedhësve të mazhorancës për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e parlamentit përdor trupin si alternativë opozitare”.

Kryeministri Rama, në një reagim pas seancës në Kuvend, ku u votua qeveria e re dhe programi qeverisës dhe ku opozita krijoi tension, duke bllokuar foltoren e Kuvendit, si dhe duke hedhur sende në drejtim të kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit, nënvizoi se shkeljet etike dhe dhuna nuk do të tolerohen.

“Për ne, 83 mandatet e 11 majit janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur. Por ato janë po ashtu, edhe një detyrim i madh ndaj zgjedhësve tanë, për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e parlamentit përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën apo sharjet e rrugës si alternativë opozitare”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama u shpreh se, “mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri i pakalueshëm etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian, dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare, ashtu sikundër do të ketë edhe të gjithë vëmendjen tonë”.

“Ndërsa shkelja e atij kufiri, për të vazhduar avazin e traditës antidemokratike të pengmarrjes së Kuvendit me veprimtari të papërshtatshme fizike apo me piskama ofenduese, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës”, theksoi Rama.

Kryeministri gjithashtu ndau edhe fjalën e parë të Diellës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës, teksa shtoi se, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë.

“Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë”, shkroi Rama.

Burimi ATSH

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari…