Bllokimi i foltores së Kuvendit nga opozita, Balluku: A quhet ky dialog parlamentar

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagoi sot me zhgënjim ndaj asaj që e cilësoi përsëritje skizofrenike të kaosit në parlament, duke iu referuar situatës së krijuar nga opozita me bllokimin e foltores, ndërsa miratohej kabineti i ri dhe programi qeverisës.


Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagoi sot me zhgënjim ndaj asaj që e cilësoi përsëritje skizofrenike të kaosit në parlament, duke iu referuar situatës së krijuar nga opozita me bllokimin e foltores, ndërsa miratohej kabineti i ri dhe programi qeverisës.

“Kushtetuta fluturonte mbi kokat tona në prani të trupit diplomatik, në një moment solemn, kur Kryeministri i vendit duhet të prezantonte programin qeverisës Shqipëria 2030, ku secili nga ministrat duhet të prezantonte programin sektorial dhe të kishte një debat konstruktiv me opozitën, sepse Kuvendi është salla ku opozita duhet të thotë fjalën e saj, por sigurisht në respekt të demokracisë dhe parimeve kushtetuese”, u shpreh Balluku.

“A është kjo klasa politike që meriton Shqipëria, a është kjo opozita që duhet të ketë një vend i ulur në tryezën e negociatave me BE A quhen dialog parlamentar britmat, përplasjet e duarve mbi tavolina, shishet plastike në ajër? A quhet ky dialog parlamentar?”, vuri në dukje Balluku.

Zv.kryeministrja shtoi se për shkak të kësaj situate, për herë të parë në këto 30 vite, nuk u prezantua programi qeverisës nga shumica e zgjedhur nga qytetarët në sallën e parlamentit, pavarësisht prezantimeve të shumta publike që janë bërë.

“Sjelljet e përsëritura të pakicës parlamentare, na detyruan të votojmë menjëherë programin qeverisës, për të mos humbur me asnjë sekondë nga koha e vyer e shqiptarëve, të cilët janë lodhur nga retorikat boshe e agresive për përfitime personale të eksponentëve partiakë”, shtoi Balluku.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e rikonfirmuar në këto detyra edhe në kabinetin e ri qeveritare, theksoi se Partia Socialiste dhe Qeveria Shqiptare mbeten të angazhuara dhe me përgjegjësi të plot për të vijuar në rrugën e nisur me objektivin e pandryshuar Shqipëria 2030.

“Edhe në këtë mandat qeverisës do të vijojmë me projekte e kantiere të reja për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, përfundoi ajo duke përcjellë foto nga seanca e sotme e Kuvendit.

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.