Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal te rilindja e industrisë ushtarake në Shqipëri dhe ndërtimi i portit të ri në Porto Romano.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal te rilindja e industrisë ushtarake në Shqipëri dhe ndërtimi i portit të ri në Porto Romano.

Në një deklaratë të përbashkët për mediet, Rama u shpreh se takimi me Rutte është gjithmonë kënaqësi jo vetëm falë miqësisë së gjatë, por edhe për shkak të një fakti të thjesht, që ka gjithmonë diçka për të mësuar prej tij.

Ndërkohë që Sekretari Rutte vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Aleancë, Rama theksoi se “jemi këtu për të rikonfirmuar gjithçka që ju thatë, por dhe më shumë duam të bëjmë”.

“Tashmë po nisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake. Jemi shumë të prirur të diskutojmë me ju punën e mëtejshme që duhet bërë për të bërë të mundur portin e ri ushtarak në Shqipëri në Porto Romano”, u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se “jemi këtu për të folur së bashku për mënyrat me të cilat mund të qasemi në programin ‘Safe’ të BE-së, i cili sa i takon sigurisë shkon përtej perimetrit të vendeve të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm edhe për vendet e NATO-s në Europë”.

“Jemi këtu që të bëjmë më të mirën për gjithçka”, theksoi Rama.

Ky është takimi i tretë për këtë vit i kryeministrit Rama me kreun e NATO-s, Mark Rutte.

Në 24 qershor, Rama takoi kreun e NATO-s në Bruksel, në samitin e nivelit të lartë të NATO-s.

Ndërkohë që Rutte vizitoi Tiranën edhe në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të zhvilluar më 16 maj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…