Bergner: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK të jetë transparent dhe i bazuar në meritë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) hapi sot aplikimet për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) hapi sot aplikimet për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner nisur nga ky zhvillim, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëri thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

Bergner vlerësoi punën e bërë nga drejtuesi aktual i SPAK Altin Dumani në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë”, u shpreh ambasadori gjerman.

“Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm”, tha Bergner.

Diplomati gjerman theksoi se pavarësia e gjyqësorit është kriter kyç për anëtarësimin ne Bashkimin Evropian.

“Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE”, vuri në dukje ai.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është një prej institucioneve të krijuara nga Reforma në Drejtësi.

Në mbledhjen e sotme anëtarët e KLP-së shpallën vendin vakant për kreun e SPAK dhe caktuan një afat 3-javor për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve, deri më 8 tetor 2025.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës.

Burimi ATSH

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…