Niko Peleshi kryetar i Kuvendit, Taulant Balla drejton grupin parlamentar të PS-së

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vlerësoi sot se Niko Peleshi është profili i duhur për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vlerësoi sot se Niko Peleshi është profili i duhur për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama theksoi drejtimet dhe sfidat që presin Kuvendin.

Rama vuri në dukje se nënkryetare e Kuvendit do të jetë deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu.

Rama njoftoi po ashtu edhe drejtimin e grupit parlamentar të PS-së, i cili do t’i lihet Taulant Ballës.

“Unë besoj se pas kaq vitesh eksperiencë në drejtimin e një sërë institucionesh dhe profilin e respektuar gjerësisht, Niko Peleshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa Spiropali stafetën si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Kam besim se në krah me eksperiencën e fituar dhe për profesionalizmin, integritetin dhe shembullin, deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, tha Rama.

Ndërsa për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se “ka shumë pak për të menduar pasi Taulant Balla mund të jetë drejtuesi i duhur për eksperiencën e gjatë si deputet, njohjen e detyrës dhe të grupit më mirë se kushdo”.

Burimi ATSH

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…