Hasani në Forumin Strategjik të Bledit: Të rinjtë në qendër të procesit të integrimit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin “Rajoni larg të rinjve: koha për ndryshim” të Forumit Strategjik të Bledit 2025, organizuar në Slloveni.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin “Rajoni larg të rinjve: koha për ndryshim” të Forumit Strategjik të Bledit 2025, organizuar në Slloveni.

Në fjalën e tij, Hasani theksoi se rinia është motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

“Përfshirja e saj në procesin e integrimit evropian është e pazëvendësueshme”, tha Hasani.

Ministri Hasani u shpreh se “Shqipëria po vendos të rinjtë në qendër të procesit të integrimit, përmes nismave që forcojnë rolin e tyre si kontribues aktivë për të ardhmen tonë të përbashkët evropianë”.

Gjatë ditës së sotme me ftesë të Tanja Fajon, zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme e Sllovenisë, Hasani zhvilloi një takim me homologët e Ballkanit Perëndimor. Në takim u diskutua për integrimin në BE, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik.

“Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është një qëllim kombëtar, por dhe një domosdoshmëri për gjithë rajonin. Përmes bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të BE-së dhe NATO-s, mund të sigurojmë një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të bashkuar dhe me të ardhme evropiane”, – është shprehur ministri Hasani.

Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bledit, një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore që bashkon udhëheqës botërorë nga fusha të ndryshme për dialog strategjik në nivel të lartë.

Përgjatë dy ditëve të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit, ministri Hasani ka pasur një agjendë të ngjeshur takimesh me homologë dhe partnerë nga bota, si me ministrin e Shtetit në Zyrën Federale Gjermane, ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, përfaqësues të Këshillit Atlantik, përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd–Prishtinë etj.

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.