Investimet në programin “Porta e Alpeve”, Beci takim me drejtues të KfW

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci zhvilloi sot një takim me drejtues të lartë të Bankës Gjermane të Zhvillimit (KfW) në Frankfurt dhe Tiranë.


Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci zhvilloi sot një takim me drejtues të lartë të Bankës Gjermane të Zhvillimit (KfW) në Frankfurt dhe Tiranë.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, si dhe përfaqësues të FSHZH-së (Fondit Shqiptar të Zhvillimit).

Sipas Becit, të gjithë këta përfaqësues, së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve pritet të jenë investitorët dhe mbështetësit kryesorë të paketës “Porta e Alpeve”.

Kryetari i bashkisë Shkodër, u shpreh se gjatë takimit ndau me ta vizionin për realizimin e kësaj pakete të plotë investimesh, kryesisht për Shkodrën dhe në tërësi për gjithë veriun e vendit.

“Paketa “Porta e Alpeve” përfshin investime konkrete në mobilitet, bulevarde, muze dhe në turizëm. Një paketë që përcjell vizionin “Shkodra 2030””, tha Beci, ndërsa theksoi se ky është një nga hapat më të rëndësishëm drejt zhvillimit infrastrukturor të rajonit, për Shkodrën Moderne.

Paketa “Porta e Alpeve”, është një projekt që synon të forcojë rezistencën ekonomike në rajon duke përmirësuar infrastrukturën dhe krijimin e mundësive të reja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…