Kreu i zjarrfikësve në Shkodër: Shumica e 230 rasteve, nga pakujdesia njerëzore

Shumica e zjarreve në bashkinë e Shkodrës këtë verë janë shkaktuar nga pakujdesia e njerëzve. Kështu vuri në dukje Agim Ponari, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër në prononcim për mediet


Shumica e zjarreve në bashkinë e Shkodrës këtë verë janë shkaktuar nga pakujdesia e njerëzve. Kështu vuri në dukje Agim Ponari, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër në prononcim për mediet.

Sipas tij, gjatë këtyre muajve të nxehtë, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar mbi 230 raste zjarresh.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur neutralizimin e tyre në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.

“Nga qershori deri tani, kemi diku tek 242 raste zjarri. Për gushtin kemi 45 raste zjarri. Kemi pasur 2-3 raste të vështira. Një në Mali Hebe, që tentoi të kalonte në anën e Berdicës, por u ndërhy me 8 mjete. Kemi pasur edhe në Velipojë, ku era ishte shumë e fuqishme“, shpjegon Ponari.

Sipas tij, zjarret nuk kanë qenë të qëllimshme, por janë shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e qytetarëve, pasi shumica kanë rënë në zona të banuara.

“Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, pasi nga përvoja e kuptojmë se zjarre të qëllimshme quajmë ato ku nuk ka banesa, nuk ka lëvizje të njerëzve dhe aktivitet; dikush shkon aty për atë qëllim. Ndërsa tek ne, shumica e zjarreve janë në zona të banuara, anës rrugës, në ngastra tokash, ku dikush hedh një cigare, pastron mbetjet dhe zjarri kalon përmasat dhe nuk arrin të shuhet pa ndërhyrjen tonë“, tha Ponari.

Aktualisht, sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave të qarkut, e vetmja vatër aktive ndodhet në Fushë-Arrëz. Për shuarjen e saj po ndërhyhet edhe me helikopter.

Burimi ATSH

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…