Shkodër, prezantohet Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët

Aplikimet për përfitim nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.


Në një takim me fermerë të qarkut Shkodër, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, së bashku me ekipin teknik të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, prezantuan sot mundësitë konkrete të financimit që ofron Skema Kombëtare e Investimeve 2025.

Skema përfshin 9 masa mbështetëse posaçërisht për sektorin bujqësor, të cilat synojnë të nxisin investimet në bujqësi, blegtori dhe përpunim agroushqimor.

Në qendër të bashkëbisedimit ishte orientimi praktik i fermerëve mbi mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm si dhe përfitimet që ofron kjo skemë, me qëllim që çdo investim të shoqërohet me mbështetje të garantuar.

Fermerët përfitojnë grant deri në 50% të vlerës së investimit, ndërsa pjesa tjetër mund të financohet përmes Kredisë së Butë, me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, duke e bërë kështu të mundur mbulimin e plotë të kostos së projektit të tyre.

Aplikimet për përfitim nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada e SHBA-së i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt.

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada e SHBA-së i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt.