Ligji i ri për bashkëpronësinë, standarde në administrimin e hapësirave të përbashkëta

Ky ligj i ri synon të forcojë bashkëjetesën urbane, të mbrojë vlerën e pronës së përbashkët dhe të sigurojë cilësi më të mirë jetese për qytetarët


Shqipëria ka hyrë në një epokë të re të administrimit të banesave kolektive me hyrjen në fuqi të Ligjit “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ky ligj zëvendëson rregulloren e vitit 2009, e cila shpesh kishte mbetur vetëm në letër.

Ligji i ri sjell një qasje të detyrueshme dhe të organizuar për administrimin e pallateve, duke i dhënë fund situatës ku shumë ndërtesa ishin të pambuluara nga ndonjë formë menaxhimi. Risia kryesore është se çdo ndërtesë me më shumë se një pronar duhet të ketë një administrator, individ ose shoqëri e certifikuar nga bashkia dhe një strukturë funksionale të bashkëpronësisë.

Sipas ligjit, tashmë çdo hapësirë e përbashkët si shkallët, ashensorët, bodrumet, fasadat apo tarracat, do të regjistrohen si pasuri në bashkëpronësi në dokumentacionin kadastral, duke i dhënë fund abuzimeve dhe interpretimeve të ndryshme mbi pronësinë.

Ligji parashtron përgjegjësitë e administratorit që do të ketë rol të qartë dhe detyrime ligjore, duke përfshirë:
• Mirëmbajtjen dhe riparimet;
• Pastrimin dhe kontratat me furnitorë;
• Mbledhjen e kuotave mujore të banorëve;
• Përfaqësimin ligjor të pallatit dhe raportimin vjetor të shpenzimeve.

Kontrata me administratorin do të ketë afat minimal prej tre vitesh, për të siguruar stabilitet dhe shmangur rotacionet e shpeshta për motive personale.

Ligji përcakton gjithashtu krijimin e asamblesë së bashkëpronarëve, me kompetenca për të vendosur me shumicë votash për çështje të rëndësishme si buxheti, punimet e mëdha, apo edhe shkarkimi i administratorit në rast mosfunksionimi.

Po ashtu, për herë të parë, shoqëritë ndërtuese janë të detyruara ligjërisht të administrojnë ndërtesën deri në momentin e dorëzimit përfundimtar të pronës dhe dhënies së certifikatës së shfrytëzimit. Ato duhet të përfshijnë në kontratat e shitjes edhe aktin e bashkëpronësisë dhe rregulloren e administrimit, dokumente që regjistrohen në Kadastër.

Një tjetër element i rëndësishëm i ligjit është roli i bashkive, të cilat do të:
• Certifikojnë administratorët;
• Mbikëqyrin procesin e administrimit;
• Mbajnë dhe përditësojnë “librin e bashkëpronësisë”;
• Vendosin gjoba në rast shkeljesh që dëmtojnë jetesën kolektive.

Të gjitha të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme përmes platformës e-Albania, duke rritur transparencën dhe ulur burokracinë.

Ky ligj i ri synon të forcojë bashkëjetesën urbane, të mbrojë vlerën e pronës së përbashkët dhe të sigurojë cilësi më të mirë jetese për qytetarët. Ai shënon një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të jetës në komunitet dhe krijimit të një kulture të re qytetarie në ndërtesat kolektive.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria prezanton potencialin për investime strategjike në platformën globale “MIPIM 2026”

Shqipëria prezantoi potencialin e saj për zhvillimin e projekteve transformuese dhe investimeve strategjike në një nga platformat më të rëndësishme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria prezanton potencialin për investime strategjike në platformën globale “MIPIM 2026”

Shqipëria prezantoi potencialin e saj për zhvillimin e projekteve transformuese dhe investimeve strategjike në një nga platformat më të rëndësishme…