Balluku: Bizneset përgjatë akseve kombëtare, 7 ditë afat për zhvendosje vullnetare

Bizneset që ushtrojnë aktivitetin përgjatë akseve kombëtare në të gjithë territorin e vendit, kanë një afat prej 7 ditësh për të spostuar vullnetarisht aktivitetin e tyre brenda hapësirës së tyre, duke respektuar kriteret ligjore për ndërtimet pranë rrugëve.


Bizneset që ushtrojnë aktivitetin përgjatë akseve kombëtare në të gjithë territorin e vendit, kanë një afat prej 7 ditësh për të spostuar vullnetarisht aktivitetin e tyre brenda hapësirës së tyre, duke respektuar kriteret ligjore për ndërtimet pranë rrugëve.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtuesen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallandyshe Bici, ishin sot në aksin Kombinat–Ndroq–Plepa, nga ku njoftuan se pas përfundimit të afatit, do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjitha bizneseve që nuk kanë liruar zonat përreth akseve rrugore.

“Subjektet tregtare që rrezikojnë sigurinë rrugore duhet të marrin të gjitha masat për të zbatuar kriteret ligjore që përcaktojnë distancën 3 metra nga kanali i rrugës. Brenda muajit korrik duhet të kenë liruar vullnetarisht territoret. Pas këtij afati do të nisë aksioni për lirimin e akseve rrugore dhe subjektet do të gjobiten. Zero tolerancë për të gjitha subjektet që, jashtë çdo kriteri, janë vendosur pranë rrugëve, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e tyre”, deklaroi Balluku.

Ajo theksoi gjithashtu se nga ky detyrim përjashtohen vetëm ndërtimet për banim.

Nga ana e saj, drejtuesja e IKMT-së, Dallandyshe Bici, bëri të ditur se është ngritur një taskforcë e posaçme, e cila do të fokusohet veçanërisht në subjektet e përpunimit të mermerit, varrezave të makinave dhe pikave të skrapeve.

Burimi ATSH

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.