Proda inspekton masat në Sarandë: Siguria, pasaporta jonë për turistët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik në Sarandë.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik në Sarandë.

I shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Elidon Çela dhe drejtori i Kufirit Vlorë Blendi Jaho, Proda zhvilloi një takim me forcat policore të angazhuara në terren.

“Siguria është pasaporta jonë për qytetarët, vizitorët dhe turistët, ndaj kërkohet më shumë angazhim, profesionalizëm dhe kujdes për çdo pushues e turist, me qëllim që këtë sezon të kemi parametra sigurie akoma më të larta se më parë”, tha Proda.

Proda u shpreh se “plazhet dhe perimetri i sigurisë të jenë nën monitorim të vazhdueshëm, përmes dronëve, patrullave me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, njësisë policore detare dhe Policisë Kufitare”.

Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që cenojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit.

“Do të zhvillohen kontrolle rigoroze ndaj mjeteve lundruese, për dokumentacionin, kapacitetin dhe masat e sigurisë, jelekët e shpëtimit”, nënvizoi Proda.

Kreu i policisë u shpreh se “për zaptuesit e hapësirave publike nuk do të tolerohen. Çdo rast të referohet dhe të ndëshkohet sipas ligjit si dhe të intensifikohen veprimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim edhe me policitë bashkiake në zonat bregdetare”.

Proda u ndal edhe ndotja akustike duke kërkuar reagim të menjëhershëm ndaj shqetësimeve të qytetarëve, jo vetëm në zonat bregdetare, por në të gjithë vendin.

“Policia Kufitare të marrë masa për shtimin e sporteleve në raste fluksi, me qëllim shmangien e radhëve dhe garantimin e kontrollit efektiv për parandalimin e krimeve ndërkufitare”, tha Proda duke shtuar se siguria rrugore është prioritet.

Më tej Proda tha se “përdorimi i teknologjisë inteligjente dhe bashkërendimi me shërbimet e tjera policore të mundësojë rritjen e parametrave të sigurisë në akset rrugore dhe qendrat e banimit”.

Sipas tij, punonjësit e Policisë janë pika e parë e kontaktit me vizitorët dhe turistët, ndaj duhet të jenë model në sjellje, komunikim dhe shërbim, për të përçuar besim dhe imazh pozitiv te qytetarët dhe vizitorët.

Në vijim, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Elidon Çela e njohën Prodën me zbatimin e masave në terren.

Burimi ATSH

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kalabrinë, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci,…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kalabrinë, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci,…