Salla: 5,2 miliardë lekë mbështetje për fermerët, 10% e faturimit direkt në llogari

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se paketa mbështetëse për bujqësinë për vitin 2026 është gjithëpërfshirëse dhe synon të ulë kostot për fermerët dhe të forcojë aktivitetin e tyre në sektor.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se paketa mbështetëse për bujqësinë për vitin 2026 është gjithëpërfshirëse dhe synon të ulë kostot për fermerët dhe të forcojë aktivitetin e tyre në sektor.

Në një konferencë për mediet, i pyetur specifikisht për skemën e naftës për bujqësinë, Salla tha se “vlera 5,2 miliardë lekë që kemi akorduar këtë vit në mbështetje të fermerëve është konceptuar për të ulur kostot e prodhimit dhe për të lehtësuar aktivitetin e tyre”.

Ministri theksoi se qeveria do të likuidojë 10% të faturimit të fermerëve si pjesë e paketës mbështetëse. “Kemi një konsolidim të paketës mbështetëse për bujqësinë. Për shembull, nëse një subjekt duhet të faturojë 10 milionë lekë, 1 milion do të kalojë direkt në llogarinë e tij”, deklaroi Salla.

Salla shtoi se përmes kësaj mase, qeveria synon të përmirësojë likuiditetin e fermerëve dhe të rrisë eficiencën e prodhimit bujqësor, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

“Investimet dhe mbështetja e drejtëpërdrejtë për fermerët konsiderohen kyçe për rritjen e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale”, deklaroi ministri.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…