Koçiu: Në çdo cep të vendit, Urgjenca Mjekësore në gatishmëri 24/7

Përgjatë gjithë sezonit veror turistik, jo vetëm qendrat shëndetësore verore, por edhe Urgjenca Kombëtare Mjekësore, janë në dispozicion të qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë në çdo problematikë shëndetësore që ata shfaqin.


Përgjatë gjithë sezonit veror turistik, jo vetëm qendrat shëndetësore verore, por edhe Urgjenca Kombëtare Mjekësore, janë në dispozicion të qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë në çdo problematikë shëndetësore që ata shfaqin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “sezoni veror 2025 ka sjellë pushues të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion”.

Ministrja Koçiu u shpreh se “angazhimi i ekipeve të Urgjencës Kombëtare është në dispozicion 24/7, për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetë”.

“Në çdo cep të vendit, nga bregdeti në zonat turistike malore dhe në 36 qendrat shëndetësore verore, urgjenca 127 është në gatishmëri për çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme”, pohoi Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Koçiut, “shpejtësia e reagimit është themelore dhe falë një ekipi të koordinuar ambulancash, operatorëve dhe stafit mjekësor të trajnuar, çdo thirrje në 127 merr përgjigje të menjëhershme dhe ndërhyrje të shpejtë. Gjatë këtyre ditëve të nxehta, kujdesi për shëndetin duhet të jetë prioritet”.

Shërbimi Kombëtar i Urgjencës shënoi 10-vjetorin e transformimit të tij nga një sistem i degraduar që nuk garantonte dot marrjen e thirrjes për ndihmë, në një shërbim model, bashkëkohor dhe inovativ më pranë qytetarit, që numëron sot me dinjitet mijëra misione të suksesshme jetëshpëtuese. Një nga arritjet më të mëdha të këtij shërbimi është reduktimi i kohës së pritjes nga 45 minuta në vetëm 15 minuta, dhe i përgjigjet jo vetëm nevojave të qytetarëve, por edhe realitetit të një vendi turistik që vizitohet nga miliona turistë në vit.

Urgjenca do të fitojë edhe më shumë vlerë falë reformës se Autonomisë Spitalore, e cila po ngre një sistem shëndetësor të decentralizuar, me 17 pole ekselence nga veriu në jug. Urgjenca do të fitojë edhe më shumë vlerë falë reformës se Autonomisë Spitalore, e cila po ngre një sistem shëndetësor të decentralizuar, me 17 pole ekselence nga veriu në jug.

Që nga themelimi i saj, në Urgjencën Kombëtare kanë mbërritur 3.570.582 thirrje nga të cilat janë shndërruar në 846.181 misione duke përfshirë transportet mjekësore, trajtimet në vend dhe ndërhyrjet emergjente në raste kritike.

Aktualisht pranë Urgjencës Kombëtare vijnë 1427 thirrje në ditë drejt numrit 127 dhe kryhen 440 misione në ditë në të gjithë vendin.

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…