Furnizimi me energji në sezonin turistik, Balluku: Mbi 30 pika 24-orëshe shërbimi në bregdet dhe zonat malore

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se edhe për këtë sezon turistik janë marrë masa konkrete për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se edhe për këtë sezon turistik janë marrë masa konkrete për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Gjatë një takimi me krerë të institucioneve të varësisë, mbi arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik, Balluku tha se tashmë është një plan masash i mirëfilltë.

“Edhe për këtë sezon turistik kemi marrë masa konkrete për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Krahas investimeve të reja që sot janë në funksion, në terren janë angazhuar 880 punonjës, si dhe janë ngritur pikat e shërbimit 24/7, jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe ato malore për t’ju përgjigjur në kohë çdo problematike”, tha Balluku.

“Kemi mbi 30 pika 24-orëshe shërbimi për abonentët tanë qofshin familjarë apo biznese ku mund të adresojnë të gjithë problematikat”, theksoi ajo.

Ministrja Balluku tha se kërkesa për furnizimin me energji elektrike është shtuar gjatë çdo viti.

“Dua të nënvizoj një fakt që është shumë i rëndësishëm. Ndërkohë që investojmë, që ulim çmimin për abonentin që kemi plane afatgjata për të realizuar, duhet pasur kujdes lufta kundër informalitetit”, vuri në dukje Balluku.

“Lufta kundër informalitetit në sektorin e energjisë është shumë e rëndësishme, pasi nëse duam të ulim humbjet më tej, nëse duam të ulim çmimin për abonentët tanë duhet të rrisim performacën financiare ekonomike që ka të bëjë me uljen e informalitetit”, theksoi Balluku duke shtuar se kjo është një tjetër detyrë që ka secili prej jush përveç faktit që gatishmëria duhet të jetë e plotë.

Balluku u shpreh se sistemet janë të automatizuara.

“Është kënaqësi kur dëgjojmë që një pas një rajonet po shkojnë me sisteme kabllore nëntokësore dhe nuk do të jemi më të ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë, por lufta me informalitetin është shumë e rëndësishme duke nisur nga edukimi i abonentëve dhe deri tek penalitetet dhe marrja e masave”, tha Balluku. /

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…