Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet për herë të parë në Holandë, Hagë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në 24 dhe 25 qershor.


Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet për herë të parë në Holandë, Hagë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në 24 dhe 25 qershor.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti, Rama si dhe delegacioni shqiptar ku merr pjesë edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji, etj u pritën në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Rama informoi se temë e bisedimeve, ndër të tjera, ishte edhe investimi madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, u shpreh Rama.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të bihet dakord për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.

Pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte informoi mbi temat që do të trajtohen në samitin e Hagës, ndërsa shprehu bindjen se “NATO do të tregojë se qëndron në skenën botërore e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj duke marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri të ditur se “në samit do të diskutohet së pari, për më shumë shpenzime për mbrojtjen, që të jemi në gjendje të mbrojmë veten”.

“Por, sigurisht, paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna tek industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”, informoi ai, ndërsa theksoi se temë e punimeve të samitit do të jetë edhe çështja e Ukrainës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…