Shqipëria, vlerësime pozitive në Strasburg për progresin drejt integrimit në BE

Mbledhja e ardhshme e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri pritet të zhvillohet në Tiranë, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.


Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste bëri të ditur se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për përparimin e bërë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë mbledhjes së 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të zhvilluar sot në Strasburg.

Në deklaratën përmbyllëse të përbashkët, bën të ditur grupi parlamentar i PS, në një deklaratë të shpërndarë në medie, u theksua angazhimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj procesit të integrimit evropian, i cilësuar si një shtysë thelbësore për zhvillimin e vendit. Komiteti vlerësoi gjithashtu faktin se Shqipëria, si vendi i parë kandidat që ka nisur negociatat me metodologjinë e re të zgjerimit, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në zbatimin e reformave kyçe.

Mbledhja u bashkëkryesua nga Marco Tarquinio, në emër të Parlamentit Evropian dhe Toni Gogu, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për dialog konstruktiv ndërmjet delegacioneve të të gjitha forcave politike.

Roli i Kuvendit të Shqipërisë në përshpejtimin e këtyre reformave u konsiderua thelbësor, ndërsa u nënvizua domosdoshmëria e mbështetjes së vazhdueshme nga BE-ja në këtë proces. Komiteti përshëndeti gjithashtu përputhshmërinë e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, sidomos në përballjen me sfidat globale dhe në forcimin e stabilitetit rajonal përmes nismave si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit.

Mbledhja e ardhshme e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri pritet të zhvillohet në Tiranë, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj, mesazh për rritjen e besimit në marrëdhënien pacient–mjek

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti sot Konferencën e XXII Kombëtare të Gastro- Entero- Hepatologjisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj, mesazh për rritjen e besimit në marrëdhënien pacient–mjek

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti sot Konferencën e XXII Kombëtare të Gastro- Entero- Hepatologjisë