Ministeriali i Taorminës në Itali, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

Konferenca e Mesinës dhe Taorminës në vitin 1955 u bë gur themeli për krijimin e Traktateve të Romës dhe më pas të vetë Bashkimit Evropian.


Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të këtij përvjetori, ku bashkë me homologë nga vende anëtare dhe kandidate për BE diskutoi rreth trajektores së BE-së, si dhe sfidave dhe perspektivave në një kontekst të ri gjeopolitik.

Në fjalën e tij, ministri Igli Hasani nënvizoi se kjo datë nuk duhet vetëm rikujtuar, por duhet rigjallëruar me ambicien e saj.

“Uroj që kjo përvjetor i 70-të të jetë më shumë sesa një përkujtim. Duhet të jetë një thirrje për guxim. Duhet të na kujtojë se BE nuk ka përfunduar, është ende duke u formuar. Dhe se zgjerimi nuk është një barrë, është një premtim. Një premtim për paqe, për dinjitet, për një kontinent që refuzon të ndahet midis qendrave dhe periferive, midis anëtarëve të kaluar dhe atyre të ardhshëm. Se zgjerimi nuk është një proces administrativ, por një zgjedhje strategjike për paqen. Dhe se Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek rrugëtimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, ministri Hasani vlerësoi se “për ne, rruga drejt Evropës nuk është një çështje komoditeti”.

“Është një thirrje kombëtare, e rrënjosur në besimin se vendi ynë nga historia, gjeografia dhe vlerat është brenda familjes evropiane. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, duke hapur 4 grup-kapituj për negociata, ndërsa presim brenda vitit të hapim edhe dy të tjerat. Objektivi është i qartë: mbyllja e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në fund të dekadës”, tha Hasani.

Ai deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë është i lidhur me atë të rajonit tonë, teksa vendi ynë vazhdon të luajë një rol konstruktiv duke promovuar dialogun, duke mbështetur iniciativa rajonale dhe qëndruar fuqishëm pas vlerave evropiane. “Angazhimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur. Por edhe angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë gjithashtu i besueshëm”, shtoi ministri Hasani.

Konferenca e Mesinës dhe Taorminës në vitin 1955 u bë gur themeli për krijimin e Traktateve të Romës dhe më pas të vetë Bashkimit Evropian. Në këtë 70-vjetor, kjo konferencë përfaqëson një moment kyç për të vlerësuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

Burimi ATSH

Vizita në SHBA, Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin amerikan

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vizita në SHBA, Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin amerikan

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin…