Balla nga Strasburgu: Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, sinjal i mbështetjes për anëtarësim

Nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi përmes një videomesazhi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt.


Nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi përmes një videomesazhi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt.

“Parlamenti Evropian do të ketë edhe një seli të vetën në Tiranë, e cila do të shërbejë për të gjithë rajonin tonë. Përzgjedhja e Tiranës nuk është rastësore, por pasqyron mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë sonë në BE, por dhe përkushtimin për forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe të angazhimit me qytetarët shqiptarë,” u shpreh ministri Balla.

Balla theksoi se hapja e zyrës do të shërbejë si një nyje strategjike për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane.

“Zyra në Tiranë do të shërbejë si një urë lidhëse thelbësore, duke nxitur dialogun, duke lehtësuar bashkëpunimin me institucionet dhe me shoqërinë civile shqiptare, duke siguruar që vlerat dhe zërat e qytetarëve të reflektohen plotësisht në procesin e vazhdueshëm të anëtarësimit të Shqipërisë sonë në Bashkimin Evropian”, vuri në dukje Balla.

Ky sinjal, sipas tij, inkurajon vizionin e qartë për rrugëtimin drejt BE-së të qeverisë shqiptare.

“Vizioni ynë është i qartë: ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit historik që na besuan shqiptarët më 11 maj, me një votë si asnjëherë tjetër më parë”, theksoi ai.

Në fund të mesazhit, ministri Balla shprehu përkushtimin për vlerat evropiane si themel të zhvillimit të vendit.

“Bashkimi Evropian nuk është thjesht destinacioni ynë, është pika referuese e qeverisjes, prosperitetit dhe solidaritetit për të cilën aspiron Shqipëria jonë e përbashkët. Ju përshëndes të gjithëve nga Strasburgu”, deklaroi Balla.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndodhej në Strasburg për takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, ku përfaqësoi qeverinë shqiptare, duke renditur në fjalimin e tij arritjet që e bëjnë vendin tonë gati për anëtarësimin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.