“EU4Migration”, Gonzato: Reformat në fushën e migracionit çojnë përpara negociatat e anëtarësimit

Bashkimi Evropian, së bashku me IOM, UNHCR dhe Ministrinë e Brendshme lançuan zyrtarisht sot në Tiranë projektin EU4Migration.


Bashkimi Evropian, së bashku me IOM, UNHCR dhe Ministrinë e Brendshme lançuan zyrtarisht sot në Tiranë projektin EU4Migration.

Me një buxhet prej 10 milionë eurosh të siguruar nga BE-ja, kjo nismë katërvjeçare synon të mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve të saj të menaxhimit të migracionit dhe azilit, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Projekti do të kontribuojë në krijimin e kornizave më efektive të qeverisjes, mbrojtjen e personave në lëvizje dhe përmirësimin e aksesit në shërbime për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët.

Ceremonia e hapjes u përshëndet edhe nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gonzato theksoi se “sfidat globale të migracionit janë komplekse dhe kërkojnë korniza të forta qeverisjeje, si dhe bashkëpunim, besim dhe një vizion të përbashkët midis BE-së dhe vendeve partnere si Shqipëria”.

Sipas Gonzatos “menaxhimi efektiv i migracionit është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e kufijve tanë, por edhe si një pasqyrim i vlerave tona thelbësore: solidaritetit, dinjitetit njerëzor dhe respektit për të drejtat e njeriut”.

“Projekti ynë i ri, “BE për migracionin”, do ta mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve dhe kapaciteteve të saj në këtë fushë, në përputhje me strategjitë e menaxhimit të migracionit si të Shqipërisë ashtu edhe të BE-së. Reformat në këtë fushë do të ndihmojnë gjithashtu për çuarjen përpara të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe, në fund të fundit, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Gonzato.

Oficeri i lartë i operacioneve në Zyrën Rajonale të UNHCR për Evropën, Alexander de Chalus, tha se forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e migracionit dhe azilit është kyç për të përballuar lëvizjet e përziera. “Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur shihet në kuadër të potencialit transformues që ofron procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky projekt mbështet një shtyllë thelbësore të këtij procesi: zhvillimin e një sistemi azili të aksesueshëm, të drejtë dhe efikas, i cili duhet të dallojë nëse personi në fjalë është refugjat apo jo”, shtoi ai.

Projekti EU4Migration do të mbështesë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe përafrimin me acquis të BE-së, duke kontribuar drejtpërdrejt në reformat për Kapitullin 24 – Drejtësi, Liri dhe Siguri. Gjithashtu, do të plotësojë përpjekjet në kuadër të Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe pesë shtyllave kryesore të tij, përfshirë forcimin e menaxhimit të kufijve, përmirësimin e sistemeve të azilit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

I zbatuar nga IOM dhe UNHCR në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe një numër të gjerë partnerësh kombëtarë dhe vendorë, projekti ndjek një qasje gjithëpërfshirëse. Përpjekjet e tij synojnë të mbështesin Shqipërinë në realizimin e vizionit strategjik për migracionin, siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2024–2030, dhe në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe detyrimeve globale për personat në lëvizje.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.