Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, 1000 ndërhyrje në vit

Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë drejt përfundimit.


Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë drejt përfundimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi sot nga afër godinën e këtij spitali, e shoqëruar edhe nga drejtuesja e QSUNT-së, Donjeta Bali dhe një grup mjekësh të njohur të kardiokirurgjisë.

Sipas Koçiut, spitali i ri i Kardiokirugjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin.

Koçiu tha se në këtë spital do të kryhen mbi “1000 ndërhyrje në vit, do të ketë 112 mjekë profesionistë të përkushtuar, si edhe shërbim të dedikuar për çdo urgjencë 24/7”.

“Një tjetër hap i madh drejt një shëndetësie me standarde evropiane, më shumë cilësi, më shumë mundësi për çdo pacient, kudo në Shqipëri”, u shpreh Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUNT, Altin Veshti tha se në këtë spital do të ketë edhe një sallë hibride që ndihmon pacientët që të qëndrojnë në një ambient bashkë, ndërkohë që sallat e tjera janë të zëna. Sipas Veshtit, në të ardhmen mund të mendohet edhe për kryerjen e ndërhyrjeve hibride, përtej kirurgjisë vaskulare apo kardiokirurgjisë.

Në katin e parë të godinës do të ketë kryesisht shërbime, të cilat do të ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike.

Ndërkohë, kati i parë ka të bëjë me shërbimin e kirurgjisë vaskulare. Në katin e tretë ndodhet blloku operator me shtim sipërfaqesh, nga katër salla operatore janë pesë salla të cilat tashmë do të krijojnë kushte më optimale.

Në katin e tretë ndodhet shërbimi intensiv, apo reanimacioni, për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim.

Godina ka një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katrorë, me një sipërfaqe të shtuar 500 metra katrorë.

Burimi ATSH

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar…