Denaj dhe ambasadori spanjoll diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Gjatë takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, si një sektor me potencial të lartë zhvillimi dhe ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe punësimin në zonat rurale.

Ministrja Denaj deklaroi se diskutimet u përqendruan në identifikimin e mundësive konkrete për zgjerimin e partneritetit përmes trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta, të mbështetura nga Bashkimi Europian.

“Diskutuam mbi mundësitë konkrete për thellimin e partneritetit përmes trajnimeve dhe projekteve të mbështetura nga Bashkimi Europian, me fokus te shkëmbimi i përvojës institucionale dhe përgatitja për proceset që shoqërojnë integrimin europian”, u shpreh ministrja Denaj.

Takimi konfirmoi angazhimin e ndërsjellë për të zhvilluar iniciativa që kontribuojnë në modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri dhe në rritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale për përballimin e sfidave të integrimit në BE.

Eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.

Kjo rritje është rezultat i një dekade pune të qëndrueshme, mbështetjes së vazhdueshme për fermerët dhe politikave të orientuara drejt rritjes së prodhimit dhe përmirësimit të standardeve.

Synimi afatmesëm i qeverisë është arritja e 1 miliard eurove eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Përmirësimi i infrastrukturës agrare, nxitja e agroturizmit, skemat e subvencioneve për fermerët, si dhe certifikimi dhe standardizimi i prodhimeve vendase kanë kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Koçiu në Durrës: Rreth 800 banorë të evakuuar nga përmbytjet, 300 në struktura pritëse

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se qytetarët e evakuuar janë sistemuar në strukturat e Konveleshencës…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu në Durrës: Rreth 800 banorë të evakuuar nga përmbytjet, 300 në struktura pritëse

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se qytetarët e evakuuar janë sistemuar në strukturat e Konveleshencës…