Proda pret përfaqësuesit e EU4LEA, vijon mbështetja për policinë kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot në një takim Francesca Varlese-n, menaxhere e programit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, Giovanni Pasqua, Koordinator Ndërkombëtar i projektit EU4LEA, si dhe Thierry Vignes, Ekspert i Përhershëm Ndërkombëtar për Format Evolutive të Krimit të Organizuar dhe Policinë Shkencore, i emëruar nga CIVIPOL

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi përfaqësuesit për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë ndër vite, që nga misioni PAMECA dhe programi EU4LEA, për rritjen e kapaciteteve profesionale të oficerëve të Policisë së Shtetit, nëpërmjet trajnimeve dhe asistencës teknike. Ai theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë me qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit dhe forcimin e kapaciteteve operacionale.

“Policia e Shtetit mirëpret çdo asistencë që kontribuon në profesionalizimin dhe modernizimin e strukturave tona”, u shpreh Proda.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e EU4LEA shprehën vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për vijimin e projektit në fazën e tij të dytë, EU4LEA 2. Ata garantuan se mbështetja për Policinë shqiptare do të jetë akoma më e madhe në vijim.

Projekti EU4LEA 2, ndërtohet mbi arritjet e fazës së parë dhe synon të rrisë performancën operacionale të institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky projekt zbatohet në bashkëpunim nga Ministria e Brendshme italiane, CIVIPOL (Francë) dhe GIZ (Gjermani), me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Burimi ATSH

Jaupaj: Shqipëria synon mbylljen e kapitullit për mjedisin në vitin 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Shqipëria synon mbylljen e kapitullit për mjedisin në vitin 2027

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall