Spiropali takim me homologun grek

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Gjatë qëndrimit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Spiropali, zhvilloi një takim dypalësh me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Kryeparlamentarja Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.

Spiropali e falënderoi kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin evropian.

Burimi ATSH

Spiropali takim me homologun grek

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Global 360

Kallas: Vendi i MV është në BE

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas e cila po…

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Spiropali takim me homologun grek

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.