Proda me zv.ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus modernizimi i Policisë së Shtetit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk dhe me shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Simon Charters.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit.

Sipas Policisë, rezultatet e deritanishme të këtij partneriteti kanë qenë të prekshme dhe domethënëse si aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar me mbështetjen e ekspertizës britanike; është krijuar një program i ri trajnimi për drejtuesit e lartë të Policisë, si dhe është rritur besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit.

“Ndërkohë palët mirëpresin bashkëpunimin me BE-në, për reformën policore, si dhe vijimin e projektit të Policisë Shkencore”, cilësohet në njoftim.

Gjithashtu u konfirmua angazhimi dypalësh për të vijuar bashkëpunimin në funksion të ndërtimit të një shërbimi policor gjithnjë e më profesional në shërbim të qytetarëve.

Burimi ATSH

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia