Rama falënderon presidentin e Këshillit Evropian: Privilegj të punoj përkrah Jush në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe Evropës

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa për mesazhin e urimit për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Kryeministri Edi Rama falënderoi sot presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa për mesazhin e urimit për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Faleminderit shumë, i dashur Antonio. Do të doja ta dinit se sa thellë e vlerësoj privilegjin për të qenë miku Juaj dhe për të punuar përkrah një lideri dhe personi të madh si Ju, në interesin më të mirë të vendit tim dhe Evropës sonë. Mezi pres t’ju mirëpres në Tiranë mik i dashur”, shkruan Rama në platformën “X”.

Kryeministri Rama ka marrë mesazhe urimi për fitoren në zgjedhjet parlamentare nga udhëheqës europianë dhe nga gjithë bota.

Më herët kryeministrin Rama e kanë uruar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…