Xi takohet me Putin

Përballë unilateralizmit, politikës së fuqisë dhe ngacmimit në botë, Kina do të punojë me Rusinë për të marrë përsipër përgjegjësitë e vendeve të mëdha, si edhe të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Përballë unilateralizmit, politikës së fuqisë dhe ngacmimit në botë, Kina do të punojë me Rusinë për të marrë përsipër përgjegjësitë e vendeve të mëdha, si edhe të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha të enjten Presidenti Xi Jinping në një takim me homologun rus Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij shtetërore në Rusi.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 80-vjetorin e fitoreve të Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez, Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik dhe Luftës Botërore Antifashiste, Xi tha se Kina do të punojë me Rusinë për të mbajtur një qëndrim të qartë në promovimin e përbashkët të perspektivës së drejtë historike mbi Luftën e Dytë Botërore, për të mbrojtur autoritetin dhe statusin e Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur me vendosmëri fitoren e Luftës së Dytë Botërore, për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e Kinës, Rusisë dhe vendeve të shumta në zhvillim, si edhe për të promovuar një botë shumëpolare të barabartë dhe një globalizim ekonomik me përfitime gjithëpërfshirëse, tha Xi.

Të dy vendet duhet ta shfrytëzojnë sinergjinë midis Nismës “Një Brez, një Rrugë” dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik, si një platformë për të ndërtuar një model lidhjeje me standarde të larta, tha ai.

Të dy vendet duhet të koordinohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë në platforma shumëpalëshe si Kombet e Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dhe BRICS, të bashkojnë Jugun Global, të mbështesin multilateralizmin e vërtetë dhe të udhëheqin drejtimin e duhur të reformës së qeverisjes globale, shtoi Xi.


Foto nga Xinhua

Pavarësisht se si ndryshon mjedisi i jashtëm, Kina do t’i trajtojë me vendosmëri çështjet e veta, tha Xi, duke shtuar se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të marrë përsipër përgjegjësitë e veçanta, për të mbrojtur sistemin global shumëpalësh tregtar dhe për të ruajtur zinxhirët industrialë dhe të furnizimit të qëndrueshëm dhe të papenguar, si edhe për të dhënë kontribute më të mëdha në promovimin e zhvillimit dhe rigjallërimit të të dy vendeve, në mbështetje të drejtësisë dhe barazisë ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Putin tha se marrëdhëniet Rusi-Kinë bazohen në barazi dhe respekt të ndërsjellë, duke mos shënjeshtruar asnjë palë të tretë dhe duke mos u prekur nga ndonjë incident i përkohshëm.

Nxitja e palëkundur e zhvillimit të marrëdhënieve Rusi-Kinë dhe zgjerimi i bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella janë zgjedhjet strategjike të Rusisë, tha Putin, duke shtuar se pala ruse i përmbahet fort parimit të “një Kine” dhe gjithmonë ka mbështetur qëndrimin e Kinës për çështjen e Tajvanit.

Rusia është e gatshme të mbajë shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë me Kinën, të forcojë bashkëpunimin praktik në fusha të tilla si tregtia, investimet, energjia, bujqësia, shkenca dhe teknologjia, të thellojë shkëmbimet njerëzore dhe kulturore në arsim, kulturë, rini, turizëm dhe fusha të tjera, si edhe të pasurojë bashkëpunimin në rajonin e Lindjes së Largët.

Vendosja e tarifave të larta është e pakuptimtë dhe e paligjshme, ndaj vetëm do të ketë efekt të kundërt, tha Putin, duke shtuar se të dy palët duhet të rrisin koordinimin dhe bashkëpunimin brenda kornizave shumëpalëshe si Kombet e Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dhe BRICS. Gjithashtu duhet të mbështesin procesin drejt një bote shumëpolare, të kundërshtojnë së bashku unilateralizmin, të refuzojnë abuzimin e sanksioneve, t’i rezistojnë kundërvënieve në grupe dhe të mbrojnë interesat e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare


Foto nga Xinhua

Rusia dhe Kina duhet të ruajnë autoritetin e Kombeve të Bashkuara dhe drejtësinë ndërkombëtare, të ruajnë narrativën e saktë historike mbi Luftën e Dytë Botërore, të mbështesin drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare, si edhe të punojnë së bashku për të krijuar një të ardhme më të ndritur për të dy vendet dhe botën.

Pas bisedimeve, të dy krerët e shteteve nënshkruan së bashku një deklaratë të përbashkët mbi thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës të koordinimit Kinë-Rusi për një epokë të re. Ata ndoqën së bashku shkëmbimin e mbi 20 dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh, që mbulojnë fusha duke përfshirë stabilitetin strategjik global, mbrojtjen e autoritetit të së drejtës ndërkombëtare, biosigurinë, mbrojtjen e investimeve, ekonominë dixhitale, karantinën dhe bashkëpunimin në kinematografi.

Të dy krerët e shteteve u takuan gjithashtu edhe me gazetarët e mediave.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë, i sigurt dhe i pakthyeshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë, i sigurt dhe i pakthyeshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.