Xhixho: Minimum jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot në një deklaratë për mediet se pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.


Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot në një deklaratë për mediet se pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

Xhixho shtoi se në 12 vjet qeveria nuk ua ka lehtësuar jetën pensionistëve duke u rritur shpërblimin për kontributin e një jete të tërë. “Jo vetëm që nuk u rriti pensionet, por nuk u garantoi as shërbime për t’ua bërë më të lehtë përballjen me sfidat e moshës”, tha ajo.

Xhixho u ndal tek programi i “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se do ta bëjë realitet në 100 ditët e para.

“Do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar. Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, çdo i papunë ose person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo jetim do të marrë 200 euro në muaj”, deklaroi ajo.

Pika të tjera janë rritja e pensioneve me 20 %, ndërsa çdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale (500 euro) do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.

“Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten. Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë/këh. Çmimi i naftës do të ulet me 35-40%. Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët”, tha Xhixho.

Burimi ATSH

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…