Rama: Bujqësia shfrytëzon më shumë se dyfishin e tokës, 106 investime në Berat

Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Berat, për të folur për bujqësinë dhe zhvillimin rural.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se në Berat janë realizuar 106 investime në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit ku një peshë të rëndësishme e ka zënë mbështetja nga buxheti i shtetit ose programi IPARD me grante.

Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Berat, për të folur për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Kryeministri e zhvilloi takimin në ambientet e një pike grumbullimi e cila eksporton në rreth 50 vende të botës, përfshirë edhe SHBA.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë kur shoh çfarë kemi bërë në këtë qark. Është realisht një volum i madh pune të përbashkët, ku patjetër merita kryesore i takon të gjithë atyre që punojnë me tokën, me prodhimet, që prodhojnë, grumbullojnë, përpunojnë dhe eksportojnë”, tha Rama.

Por nga ana tjetër, kryeministri nënvizoi se “pa bashkëpunimin që kemi pasur dhe pa mbështetjen në rritje që ne i kemi dhënë sektorit do të ishin shumë të vështira këto zhvillime.

Rama kujtoi se në momentin që PS ka marrë detyrën, sipërfaqja e ujitur në Shqipëri ishte 120 mijë hektarë dhe sot sipërfaqja e ujitur është 270 mijë hektarë.

“Është më shumë se sa dyfishuar sipërfaqja e ujitur që do të thotë se bujqësia jonë për të cilën thuhen shumë gjëra të pavërteta sot, shfrytëzon një kapacitet më shumë se dyfish të tokës, që është baza e patjetërsueshme e saj”, shtoi Rama.

Rama theksoi se qarku i Beratit ka një aktivitet të madh, por që ka qenë ndër më aktivët në bashkëpunimin me strukturat e qeverisë.

“Nga njëra anë vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen dhe kullimin, digat dhe për mbrojtjen nga përmbytjet, duke prakitikisht e shtuar me 4600 ha të tjera të reja kapacitetin prodhues. Kemi rehabilituar kilometra të tëra argjinaturash dhe kemi mbështetur blerjen e makinerive për mirëmbajtje dhe vaditje”, tha Rama.

Kryeministri u ndal te zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit.

“Mbi 70 pika grumbullimi janë mbështetur nga programet tona, ashtu sikundër janë financuar 16 tregje për produktet bujqësore. Janë krijuar 400 pika të reja përpunimi. Në Berat janë realizuar 106 investime ku një peshë të rëndësishme e ka zënë mbështetja nga buxheti i shtetit ose programi IPARD me grante”, tha Rama.

Burimi ATSH

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…