Rama në kampusin e ri Universitar në Korçë, i konceptuar mes dijes dhe praktikës

“Poli i Dijes’’, është kampusi i ri Universitar, që i shtohet institucioneve arsimore të Korçës dhe jo vetëm.


“Poli i Dijes’’, është kampusi i ri Universitar, që i shtohet institucioneve arsimore të Korçës dhe jo vetëm, një hapësirë prej 8500 metër katrorë, e konceptuar mes dijes dhe praktikës, që do ta çojë arsimin universitar në këtë qytet në një nivel të ri duke e bërë më konkurues falë programeve të reja të ndërkombëtarizimit, dhe ngritjes së qendrave të kërkimit shkencor.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, kryeministri Rama u ndal në kantierin ku po punohet për ndërtimin e godine të re e cila do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme për auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh, duke mirëpritur kështu student, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni.

“Këtu jemi në kantierin e Polit të Dijes, i cili është një nga projektet inovative që bën Fondi i Zhvillimit, qw është duke u realizuar në bashkëpunim me bashkinë dhe universitetin për të krijuar një Pol dije, midis dijes në teori dhe pjesës së aplikimit në praktikë. Ky si projekt është i lidhur dhe me tre projekte të tjera që janë duke u zhvilluar paralelisht. E para është ferma didaktike, 36 hektarë do jetë ferma e mollëve, për të cilën e kemi mbyllur projektin dhe fillon zbatimi së shpejti. Është pjesa e polit të industrisë kreative, së bashku me projektin e ish-maternitetit, që tashmë është funksional, që është kthyer në hotel dhe në një qendër të rinisë. Të gjitha këto të lidhen me këtë Polin e Dijes që do të jenë si laboratore, ku ajo që merret dhe bëhet si kërkim do të aplikohet. Faktikisht kemi dy godina, dhe një lidhje midis historisë dhe resë.” – shpjegoi drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ndërsa shtoi se i gjithë ndërtimi përfshin një sipërfaqe prej 8500 metër katrorë, kurse për menaxhimin po diskutohet për gjetjen e partneriteteve ndërkombëtare që do të sjellin risi.

“Ideja është që do të krijojmë një fondacion në bashkëpunim FSHZH-ja, bashkia dhe universiteti dhe diskutimi është për të gjetur edhe një partner të huaj të na sjell edhe risi, për të krijuar një fondacion që ta menaxhojë të gjithën këtë në bashkëpunim midis këtyre aktorëve.” – u shpreh ai.

Teksa vlerësoi punën e deritanishme, Kryeministri Rama tha se ndërthurja e këtyre projekteve, mund të jetë një shembull i mirë për t’u ndjekur edhe nga institucione të tjera.

“Rektor të ka ardhur në mundësi e madhe për të bërë një hap shembullor edhe për të tjerët se kjo është tamam si një hapësirë që bashkëngjitur me universitetin, këtu vjen jeta në universitet, vjen tregu brenda në universitet.” – iu drejtua Kryeministri, rektorit të Universitetit, i cili nga ana e tij tha se “Poli i Dijes” mund të kthehet në një qendër ekselence.

Gjithashtu, Universiteti ka filluar disa programe ndërkombëtarizimi me Universitetin e Barit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…